Gruevski komenton platformën e shqiptarëve: Nuk pranoj kushte
Nikolla Gruevski, kreu i partisë fituese të zgjdhjeve të parakohshme në Maqedoni është mandatuar nga presidenti George Ivanon per krijimin e qeverise se re. 46-vjeçari ka deklaruar se do të mundohet të krijojë qeverine e re, por jo me çdo kusht. Duke komentuar platformën e partive shqiptare, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve në Dellçeve apo viset tjera ku ata nuk jetojnë. Sipas tij, shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë jetese
Me nje avantazh të lehtë ndaj LSDM-së së Zoran Zaev dhe tashmë me një platformë të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, Gruevksi thotë se situata aktuale nuk është gjë tjetër veçse një përsëritje e asaj që ka ndodhur në të kaluarën.Në intervistën për Dnevnik, Gruevski ka lënë të kuptohet se nuk është dakort me platformën e njësive politike shqiptare dhe ka theksuar se nëse BDI do të vendosë të bëj koalicion me LSD, VMRO-DPMNE do të rikthehet në pushtet me një fitore më të thellë dhe pa asnjë kusht për formimin e qeverisë së re. Duke ju përgjigjur partive shqiptare, Gruevski përmend sërish faktorin ndërkombëtar si të përfshirë në zgjedhjet e dhjetorit.
Add new comment