Atentati në ndeshjen Shqipëri-Izrael u parandalua nga KOSOVA

Postuar në 30 Dhjetor, 2016 10:50

Këto javë është folur disa herë për shmangien e një atentatit terrorist në ndeshjen Izrael – Shqipëri që u luajt në Elbasan Arena. Përfaqësues politikë të qeverisë shqiptare u mburrën se “(ne) parandaluam sulme terroriste”, duke vijuar me atë buzëqeshjen misterioze të atij që kushedi se çfarë di, por nuk I lejohet të flasë. Në fakt, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë një bisede me “RTV Dukagjini” ka zbuluar më shumë sesa “mistikët” e antiterrorizmit në Tiranë.

Është me rëndësi ta dimë se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm është diçka me të cilën duhet të merren të gjitha shtetet. Në Shtetet e Bashkuara shqetësohemi për këtë, sepse nuk është çështje vetëm e Ballkanit; nuk është çështje vetëm e Kosovës. Ne kemi një partneritet me Kosovën, përkitazi me këtë. Kosova i ka miratuar disa ligje të rëndësishme, ka burgosur njerëz, kurse numri i atyre që shkon në Irak dhe Siri për të luftuar, ka rënë tepër shumë. Elementi më mbresëlënës në këtë tregim ka të bëjë me atë që ndodhi në nëntor në ndeshjen e futbollit ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë – që fillimisht ishte menduar të luhej në Shkodër, por u bart në Elbasan. Si rezultat i veprimeve të Policisë së Kosovës dhe agjencive qeveritare të Kosovës, komploti terrorist u prish plotësisht. Ka pasur gjasa që të ketë shumë viktima nga ai sulm. Më bëri përshtypje që Izraeli e mundi Shqipërinë 3:0, por të gjithë ishin fitues, sepse të gjithë shkuan gjallë në shtëpi. Kjo ndodhi për shkak të veprimeve që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe partnerët e tyre në rajon i ndërmorën për t’i mbrojtur ato jetë

tha Delawie. 

http://www.oranews.tv/rajoni/delawie-kosova-parandaloi-sulmin-terrorist-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.