Ikën edhe Bujar Lako...(Video)

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 10:59

Ka mbetur në memorien e publikut për rolet e spikatura në kinemanë e viteve ’80, ku veçohen ai i Halit Beratit në filmin “Gjeneral Gramafoni” apo Tunxhit në filmin “Udha e Shkronjave”. Bujar Lako një prej emrave të njohur të plejadës së vjetër të aktorëve shqiptarë ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Karrierën si aktor ai e nisi në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Shumë shpejt u bë i njohur përmes filmave "Ballë për ballë”, “Në fillim të verës”, "Nëntori i Dytë" apo "Kthimi i ushtrisë së vdekur". Në karrierën e tij artistike ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role në Teatër dhe dhjetra të tjerë në kinematografi.

Ai është është vlerësuar me shumë çmime për interpretimin në disa filmave, ndërsa në në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar". Në vitin 2013 ai u nderua me titullin "Nder i Kombit" nga presidenti i Republikës. 

Comments

Submitted by Sejdi Veseli (not verified) on

Ngushëllime familjes dhe miqve të aktorit!
I bashkohem artdashësve shqiptar në këtë dhembje të madhe për këtë humbje!
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për jetën dhe veprën e aktorit Bujar Lako!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.