Kriza në Venezuela, femrat zgjedhin sterilizimin për të shmangur shtatëzaninë

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 11:12

Një pjesë e femrave në Venezuela po i drejtohen sterilizimit vullnetar për të shmangur shtatëzaninë e padëshiruar. “The Washington Post” referon në studim të “PLAFAM”, klinikës më të madhe për planfikimin familjar në këtë vend, sipas të cilës në krahasim me katër vite më parë, femrat që kërkojnë sterilizim është rritur me 23%.

Shkak është kriza financiare në vend, kjo theksohet edhe nga kreu i klinikës Enrique Abache. Inflacion i dalë nga kontrolli, krimi në rritje, mungesë ushqimesh dhe medikamentesh, këto po imponojnë një zgjidhje radikale, që merr këtu pamjen e një zgjedhjeje. Gazeta amerikane e cilëson situatën në Venezuela si krizë humanitare, diçka që jemi mësuar ta shohim në vende të pëfshira në konflikt. Një e dhënë e mbështet këtë përkufizim: 87% e të rriturve nga 1500 që u pyetën me rastin e një studimi, nuk kishin para për të blerë ushqim për vete.

Kontraceptivët blihen në treg të zi dhe femrat e interesuar shpallin kërkesat në rrjetet sociale. Këto janë të dhënat që na sjell gazeta amerikane, që ofron një panoramë shumë të trishtuar të Venezuelës. Një vend katolik ku edhe kisha nuk po ja del të frenojë këtë dukuri si sterilizimi i qëllimshëm.

https://www.washingtonpost.com/news/worldviews/wp/2016/12/24/venezuelan-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.