KQZ vë në dyshim verifikimet e Prokurorisë për Rroshin, Tahirin e Selamin
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u vu këtë të mërkurë përballë fakteve të Prokurorisë për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, dhe deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të cilët organi i akuzës i ka klasifikuar si subjekte të ligjit të dekriminalizimit, pasi janë ndaluar apo dënuar nga gjykatat e huaja për vepra të ndryshme penale.
Këta të fundit nuk i kanë pasqyruar dënimet në fomularin e dekriminalizimit, çka detyroi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të kërkojë verifikimin e Prokurorisë.
Nën drejtimin e kryetarit të ri dhe dy anëtarëve po të zgjedhur rishtaz, përfaqësuesit e majtë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve i parashtruan si kërkesë të re Prokurorisë që të njihen me vendimet që ajo ka verifikuar për rastet e tre funskionarëve publikë, në mënyrë që më pas të marrë një vendim përfundimtar, nëse Rroshit, Selamit e Tahirit do t’u hiqet mandati si të zgjedhur publikë.
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qëndro të Zgjedhjeve thanë se KQZ nuk ka të drejtë të vërë në dyshim verifikimet e Prokurorisë, por të shohë nëse përputhen verifikimet me parashikimet e ligjit të dekriminalizimit, mbi të cilat përllogaritet dhe periudha e heqjes të së drejtës për të ushtruar funskione publike apo veprimtari politike.
Add new comment