Fundi i epokës së arit të zi – 10$/barrelë në një dekadë

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 21:52

“Bloomberg” i ka lënë sot një vend pronocimit të njërit prej drejtuesve të kompanisë franceze, “Engie SA”, Thierry Lepercq.  Fjala është për goditjen fatale që pritet të marrë industria globale e hidrokarbureve nga inovacioni dhe burimet alternative të energjisë. Sipas Lepercq çmimi i naftës brenda një dekade do të shkojë në 10 dollarë për barrelë në kushtet e një dinamike tregu që menaxheri francez i quan cunami i industrisë.

Edhe nëse kërkesa për naftë do të vazhdojë të rritet deri në vitin 2025, çmimi i saj mund të bjerë në 10 dollarë për barrelë nëse tregjet paraprijnë një rënie të kërkesës. Makinat me energji diellore, bateri, elektrike dhe me hidrogjen dhe pajisjet e ndërlidhura janë aktualisht në kurbën “J”(me luhatje të mëdha)”, tha ai.

Kompania e tij dikur kishte monopolin francez të gazit dhe tani është aktualisht prodhuesi më i madh në botë jo shtetëror i energjisë. Kompania ka një dekadë që ka bërë blerje të mëdha ndërkohë që ka shitur impiantet e qymyrit dhe planifikon të shpenzojë 1.5 miliardë euro deri në vitin 2018 në teknologji, kryesisht në sektorin elektrik, sistemet IT etj..

Deklarimi i tij bën sens edhe me zhvillimet e fundit në treg. Para disa ditësh u njoftua një marrëveshje për uljen e prodhimit të naftës për shkak se rënia e çmimit godet vendet prodhuese.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2016-12-20/energy-tsunamis-threa...

Një nga këto të fundit, Arabia Saudite ka krijuar një fond shtetëror prej 2 trilionë dollarësh për të dalë nga vërsia ekskluzive nga nafta.

http://www.respublica.al/2016/04/03/per%C3%ABndimi-i-epok%C3%ABs-s%C3%AB-naft%C3%ABs-arabia-saudite-krijon-fond-publik-2-trilion%C3%AB-dollar%C3%AB-p%C3%ABr-t%C3%AB

Në vetvete këto lëvizje njoftojnë fundin e epokës së hidrokarbureve dhe ristrukturimin e tregut drejt burimeve të reja që kërkojnë më shumë kompetencë dhe më shumë konkurencë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.