Trupa amerikane në kufi me Rusinë
Mediat kryesore ndërkombëtare raportojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin dislokimin e trupave në Poloni, shtetet balltike dhe në Rumani muajin e ardhshëm. Lajmin e ka dhënë ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz pas një takimi me komandantin e trupave tokësore amerikane për Europën, gjeneralin Ben Hodges. Në njësitë e dislokimit bën pjesë një brigadë e blinduar, ndërkohë që forca të tjera amerikane, konkretisht një batalion do të shtohet në muajin prill.
“Kam besim në sinjalin e fuqishëm që ky mesazh do të përcjellë se SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s, janë të vendosur ne parandalimin”, tha Hodges.
Vendimi për këto trupa parimisht është marrë në Samitin e NATO-s në Varshavë dhe aleanca është shprehur se ato nuk drejtohen kundër askujt. Por Rusia ka paralajmëruar kundërpërgjigje. Pak javë më parë u fol për zhvendosje të 50 mijë trupave në kufi të Ukrainës, ndonëse përfshirja e Rumanisë në hartën e vendeve të dislokimit e shtrin praninë e NATO-s në të gjithë vijën kufitare perëndimore të Rusisë. Për dislokimin në vendet balltike ka premtuar trupa edhe Shqipëria dhe nuk është çudi që vizitat e fundit të zytarëve amerikanë të lidhen edhe me këto zhvillime.
http://www.businessinsider.com/us-deploying-tanks-troops-to-eastern-euro...
Add new comment