Balili në kërkim ndërkombëtar që prej muajit maj. Flet i vëllai: Klementi këtu ka qenë çdo ditë, as e ka kërkuar njeri (Video)
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe i denoncuar vazhdimisht nga opozita se ndodhej në Sarandë, Klement Balilit vetëm këtë të shtunë i është dhënë masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të paktën nga sa kanë thënë familjarët e tij, ish-drejtori i LSI-së ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në shtëpinë e tij në Stjarr të Delvinës dhe i pashqetësuar nga askush.
Klementi këtu ka qenë çdo ditë, s’ka patur ndonjëherë urdhër-arrseti për të, as e ka kërkuar njeri. Mbrëmë iku për të vajtur në Tiranë.- është shprehur vëllai i Balilit pas kontrolleve të policisë në shtëpinë e tyre. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=342767#k1
Nëse kjo që thotë vëllai i Balilit është e vërtetë, atëherë pikëpyetjet që ngrihen mbi veprimet e autoriteteve shqiptare, qoftë ato hetimore, qoftë ato policore janë të shumta.
Urdhri i arrestit ndërkombëtar për Klemend Balilin ka mbërritur në Shqipëri nw 17 maj. http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/05/17/mberrin-ne-tirane-urdher-arresti-nderkombetar-per-klemend-balilin/. Autoritetet greke dërguan në zyrën e Interpol Tiranës dokumentin që përmban njoftimin për urdhër-arrestin ndërkombëtar të të ashtuquajturit “Eskobai i Ballkanit”.Pasi dosja me urdhër-arrestin mbërriti në zyrën e Interpolit, ai i iu dërgua më pas Prokurorisë së Përgjithshme,e cila nuk lëshoi asnjëherë një urdhër arresti për Balilin, për arsye që sipas saj lidhen me mungesën e një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve dhe se nuk mund të lëshonte urdhër-arresti pa patur më parë fashikujt hetimorë të çështjes.
Asokohe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri e justifikoi në këtë mënyrë moskapjen e Balilit, ndonëse u tha se shkatërrimi i bandës ndërkombëtare të drogës që drejtohej nga Klement Balili, ish-drejtori i LSI-së ishte një operacion i përbashkët i policisë, greke, asaj shqiptare dhe Deas amerikane. “Kanë kaluar 10 ditë që atëherë dhe ne nuk kishim mundësi ta mbanim nën vëzhgim një person kishte një potencial të lartë të largohej. Nëse ju mendoni se ne kishim nevojë ta ndihmonim ne e kishim ndihmuar më përpara” http://www.lapsi.al/lajme/2016/05/16/tahiri-zbulon-p%C3%ABrse-nuk-u-arrestua-klement-balili#.WEwqGdIrLcs
Pak ditë më parë gazeta greke To Ethnos raportonte se nga shërbimet e vendeve partnere kishte informacion se Balili ndodhej në Sarandë dhe se kishte mbrojtjen e policisë lokale. Dy ditë më pas me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, policia nisi aksionin për kapjen dhe arrestimin e tij, por nuk e gjeti në banesë.
Add new comment