Raporti i BE: Rreth 1 700 luftëtarë të ISIS ndodhen në Europë
Shumë pikëpyetje ngre raporti i publikuar nga Bashkimi Europian se rreth 1700 luftëtarë të Shtetit Islamik janë kthyer në Europë. Në të njëjtën raport theksohet mundësia që ata të marrin urdhëresa për kryerjen e akteve terroriste në vendet ku strehohen.
Raporti bën fjalë për një numër prej 5 mijë europianësh që iu bashkuan Shtetit Islamik gjatë konfliktit në Siri dhe Irak, por ajo që mbetet e paqartë është nëse këta persona janë nën vëzhgim nga autoritetet e sigurisë në Europë.
Nga europianët që kanë marrë pjesë në luftimet në Siri, 2 500 prej tyre mendohet të jenë ende në zonat e konfliktit.
Raporti thekskon se janë pikërisht këto dy grupime që janë stërvitur, një pjesë për të qëndruar në frontet e luftimit dhe pjesa tjetër për të kryer akte terroriste në Europë.
Add new comment