Ambasada Shqiptare në Turqi feston 28 Nëntorin
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi, Zoti Genti Gazheli, dha në Swissotel të Ankarasë një pritje madhështore me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Ambasadori i Shqipërisë Zoti Genti Gazheli në fjalën përshëndetëse pasi i falënderoi autoritetet turke pjesëmarrëse, trupat diplomatike dhe duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit e ardhur nga vende të ndryshme të Turqisë, vuri theksin në rrugëtimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.
Add new comment