“Koha që SHBA të shohë ndryshe drejt Kubës. Sjellja me Kinën është një model”

Postuar në 30 Nëntor, 2016 10:51

Vdekja e Fidel Kastros ka hapur një mundësi të re për Kubën, prej nga ku do të shtrohet modeli I së ardhmes edhe për Amerikën Latine. Ndonëse u kritikua dhe akuzua si tiran e kriminel, lideri kuban ishte pikë referimi në një continent ku e majta revolucionare gjallon ende, qoftë edhe si paradigm gjuhësore.

Shenja të kësaj fryme i gjen edhe tek aktivisti Adolfo Pérez Esquivel, 85 vjeçari argjentinas, i cili i jep një intervistë gazetës “Avvenire”. Fitues i Nobelit për Paqe në vitin 1980, Esquivel flet për atë që duhet të ndryshojë në raport me Kubën, por edhe duke apeluar që SHBA të mos sillet më me Amerikën Latine njësoj si më parë. Kina është sipas tij një model i përshtatshëm edhe në rastin e raporteve me Havanën zyrtare, e cila “nuk duhet të heqë dorë nga arritjet e deritanishme”, ndonëse i duhet të ndryshojë.  

Ju keni qenë shumë herë në Kubë, keni qenë mik i Kastros. Keni një kujtim të fundit?

Kur e shoqëroja në lëvizjet në ishull, përshëndeste të gjitha familjet dhe e thërriste secilin për emër. Për herë të fundit e takova tre vjet më parë. Folëm për 9 orë për zhvillimin dhe shfrytëzimin, dëmin ndaj mjedisit, solidaritetin në globalizëm, projekti që Kastro shpallte me bindje.

Me vdekjen e Fidelit, disa analistë mendojnë se për Amerikën Latine është mbyllur ‘900-a dhe ka nisur shekulli XXI. Si mendoni rreth kësaj?

Mbi Kubën është e nevojshme ndershmëria e një vështrimi të drejtë përmes të cilit të shohësh se çfarë ka arritur të bëjë, pavarësisht një embargoje që zgajti 50 vjet. Flitet përherë për fajet e Fidelit, por askush nuk flet se çfarë ishte Kuba para tij dhe se çfarë ka bërë SHBA, përpara dhe gjatë qeverisjes së Kastros. Kuba është një simbol për të gjithë Amerikën Latine sepse ka jetuar si paradigma e vetëvendosjes së popujve. Nga Kastro mbeten një sens i madh uniteti dhe lufte për lirinë e tyre, i rezistencës përballë shtypjes së fuqive të mëdha.

Çfarë të ardhmeje shihni për Amerikën Latine?

Është një kontinent në ndryshim të vazhdueshëm. Përpjekja për sovranitet dhe liri janë ndryshime pozitive, si në rastin e Bolivisë, Ekuadorit me Rafael Correa, në të kundërt me një lloj politike të SHBA që ka bërë gjithçka për të mos humbur hegjemoninë në kontinent. Që këtej kanë marrë jetë grushtet e shtetit në Honduras, Paraguaj dhe Brazil. Tani duhet të shohim politikën e Trump dhe duhet uruar që të mos e shtojë ndërhyrjen në jetën e popujve të tjerë. Raul Kastro i ka hapur marrëdhëniet me Washingtonin dhe kështu janë çelur mundësi të mëdha për bashkëpunim reciprok. Gjëja më e mirë që mund të bëjë Trump në këtë moment është të heqë embargon dhe të gjejë zgjidhje për problemet duke respektuar ndryshimet e secilit. SHBA duhet të shohin ndryshe drejt Kubës dhe Amerikës Latine, nuk mundet të sillen më sin ë të shkuarën, pra t’i zgjidhin problemet e tyre duke dërguar ushtarë.

Trump ka deklaruar se nuk do të ndjekë rrugën që ka hapur Obama, pra në rastin më të mirë duket se nuk duket të përvijohet një ndryshim. Sa vlen për ndryshimet që shumëkush shpreson – edhe për kishën – mbajtja ose heqja e embargos?

Obama mund të bënte diçka por nuk ja doli të hiqte embargon. Duhet uruar që presidenti i ri të njohë të drejtën e Kubës për vetëvendosje. Bëhet fjalë për një problem ideologjik por SHBA në këtë mënyrë dëmtojnë edhe veten sepse sipërmarrësit dëshirojnë të shkojnë në Kubë, janë të interesuar për një përmirësim të raporteve, jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Ka një kundështim mes dy interesave, të shohim.

Cila mund të ishte rruga për zgjidhje?

Ajo që aktualisht SHBA po bën me Kinën. Me Kubën mund të bëhet e njëjta gjë. Ka lëshime të ndryshme, por raporte të mira ekonomike. Trump ka marrë qeverisjen e SHBA, por pushtetin e ka kompleksi industrial ushtarak dhe korporatat e mëdha. Kështu që nga Trump mund të shohim fjalime, por realiteti do ta shtrëngojë drejt një vizioni më pak ideologjik të botës.

Sa ndikon në fatin e Kubës çështja e azilantëve?

Festimet në Majami me rastin e vdekjes së Kastros më kanë lënë një përshtypje të keqe – është çështje respekti. Azilantët në SHBA i janë kundërvënë përherë revolucionit, sepse kanë humbur privilegjet e tyre. Sigurisht, kanë ndikim politik dhe një fuqi të madhe ekonomike , sidomos në Majami. Janë profesionistë të kundërshtimit në shërbim të intersave të SHBA. Por mendoj se janë një gjithashtu një grup politik I ezauruar.

Në shkurt 2018, Raul Kastro do të ikë. Kuba mund të kthehet ajo që ishte për SHBA përpara erës kastriste?

Nuk besoj se do të ketë  kthim pas. Kushtet e botës dhe të popullit kuban nuk janë ato të së djeshmes, ka më shumë ndërgjegje politike, më shumë ndërgjegje bashkimi. Sigurisht, edhe brenda Kubës ka kontradikta. Këto janë sfida për brezat e rinj, të atyre që do t’i japin jetë ndryshimit breznor pas Raul Kastros. Është e qartë që Kuba ka nevojëë për shumë ndryshime por pa hequr dorë nga progresi që është arritur: në arsim, shkenca, mjekësi, solidaritetin ndërkombëtar.

Ju keni folur shpesh për “grushtet e bardhë” dhe sesi pushteti I financës ndërkombëtare dhe kapitalit të mëdha jo vetëm influencon por edhe përcakton qeveritë dhe ekonominë e tyre, duke zbehur vetë demokracinë. Është ende e vërtetë kjo? Dhe si mund të ndryshohet ky kurs?

Demokracitë në Amerikën Latine janë të brishta. Shumë besojnë se demokracia konsiston thjesht te votimi, që është një ushtrim demokratik, por jo demokracia. Demokracia do të thotë të drejta dhe barazi për të gjithë. Pas dështimit të regjimeve ushtarake është vënë në lëvizje një mekanizëm i ri për të imponuar dhe favorizuar qeveri që janë bashkëpunëtore në nënshtrimin ndaj interesave të financës së madhe: kjo ndodhi në Brazil me Dilma Roussef. Paradoksalisht, ata që e larguan me akuzën e korrupsionit janë në një masë të mirë një grup politikanësh të korruptuar që në këtë moment po punojnë për miratimin e një amnistie për të mbuluar krimet e tyre. Lideri actual Brazilian, Tener, aplikon politika neoliberiste me përfitime të mëdha për shumëkombëshet dhe në të njëjtën kohë bën gjithçka për të diskredituar qeverinë e mëparëshme. Momenti historik na imponon të kalojmë nga një demokraci e deleguar drejt një demokracie të pjesëmarrjes. Grushtet e bardhë mundet që të mos cenojnë të drejtat e njeriut, por ato me siguri që dhunojnë të drejtat e popujve dhe kjo nuk prek vetëm Amerikën Latine: është një model që priret të aplikohet edhe në situate dhe vende të tjera, deri në Europë.

 

Marrë me shkurtime: https://www.avvenire.it/mondo/pagine/lasciate-allamerica-latina-la-sovra...

Përkthimi: ResPublica

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.