Italia kërkon mbylljen e 300 Call Center-ave në Shqipëri, 25 mijë të rinj rrezikojnë të dalin të papunë
Nëse senati italian miraton ndryshimet në ligjin e funksionimit të kompanive Call Center, 25 mijë të rinj shqiptarë rrezikojnë të humbin vendin e punës. Dhoma e deputetëve kaloi dy ditë më parë ndryshimet që pengojnë kompanitë italiane të zhvendosen në shtete të tjera duke i ngarkuar taksa më të larta. Operatorët ekonomikë që krijojnë një kompani të re në një tjetër vend, janë të detyruar të tregojnë vendin e origjinës. Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, thotë se nëse kjo ndodh, ekonomia jonë do të marrë një goditje të madhe.
Janë 300 kompani në fushën e Call Center në Shqipëri, kontratat më të mëdha të të cilave janë me Italinë, për shkak edhe të njohjes së kësaj gjuhe. Nëse ato mbyllen, shkalla e punësimit bie me 16%, (grafik) ndërsa buxhetit të shtetit i ikin miliona dollarë të ardhura që vijnë nga sigurimet shoqërore dhe tatimi mbi fitimin.
Tv Klan
Add new comment