Repertori i kryeministrit – Kinostudio “Shqipëria e Re”

Postuar në 18 Nëntor, 2016 10:42

Së fundmi kryeministri ka nisur një praktikë të re komunikimi për rregullimin e imazhit të vet: diskutimin në rrjete sociale me komentues spontanë.

Natyisht komentet krijohen nga postimet e kryeministrit, i cili mandej përzgjedh se kujt do t’i përgjigjet dhe për çfarë do të përgjigjet.

Këtë takim “gju më gju me popullin” e rimarrin media të caktuara dhe e rishpërndajnë, duke na përcjellë kështu idenë se hallet që ka mileti po dëgjohen. E se madje, një pjesë e tyre nuk janë as të vërteta, siç vetë Rama shkruante dy ditë më parë, kur i drejtohej dikujt se “këto janë halle mendjeje”. Nuk ka rëndësi cilësia e këtij komunikimi, rëndësi ka premisat dhe synimet e tij:

Mund të kuptohet se kryeministri po kërkon të shmangë filtrat e gazetarisë duke vendosur dialog me qytetarët. Por nëse u hedh një sy komenteve të tij, në asnjë prej tyre nuk ka një pranim për dështim, as nevojë për korrigjim: e shumta, mosrealizimet kalohen me shakanë se “punët bëhen avash avash”. Me radhë.

Duke ngulitur në kokë idenë e një kantieri që nuk ndalet, kryeministri mban gjallë iluzionin e Rilindjes, e cila pas fjalëve të mëdha, na zbulon përmes kësaj teknike komunikimi dhe parimit “të hapave të vegjël”, një repertor shumë të dëgjuar. Rama dhe Erjon Veliaj janë të vetmit që e riprodhojnë atë, qoftë edhe pa vetëdije. I dyti thjesht kopjon të parin, ndërkohë që i pari na prezantohet se ku është zënë brumi i kulturës së tij. I kulturës së komunikimit publik, që nuk po kalon dot pragun e reflekseve që na ka lënë trashëgim Kinostudio “Shqipëria e Re”.

Më poshtë disa tituj dhe përshkrime të dokumentarëve të viteve ’80-’90 që na japin atë problematikë që sot e gjejmë të përsëritur nga qeverisja e këtij vendi, e cila paradoksalisht perceptohet sikur ka ide të reja. Mund të shihet rast pas rasti ngjashmëria që na shërbehet sot si gjetje origjinale:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.