DioGuardi: Do lobojmë që presidenti Trump të ketë një plan edhe për të ndihmuar shqiptarët

Postuar në 13 Nëntor, 2016 15:49

Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, i ka dhënë një prononcim Vizion Plus, përmes të cilit komenton zgjedhjen e Donald Trump president i SHBA-së. Çështja shtrohet nëse do të ketë ndryshim kursi të SHBA-së ndaj rajonit, e për pasojë Shqipërisë, diçka që vjen si pikëpyetje për shumë arsye. Më poshtë komentet e DioGuardi-t:

Ne nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president.

 “Ai ka shqiptarë që punojnë kudo në ndërtesat e tij në New York. Kështu që unë telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por Rona m’u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur.  Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Çikago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë.”

 “Unë dhe bashkëshortja ime Shirley do të na duhet të bëjmë punën tonë që të sigurohemi që ai të mësojë se shqiptarët nuk janë vetëm portierë ndërtesash dhe roje sigurimi, por që janë njerëz që ende po vuajnë në Ballkan për shkak të dominimit sllav dhe nga korrupsioni nga vetë shqiptarët dhe nga sllavët, në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Kjo është një punë ende e pambaruar. Ne duhet të sigurohemi që t’i shpjegojmë atij që shqiptarët kanë nevojë për vëmendjen e tij. Duhet të kujtojmë se si president ai ka shumë çështje të mëdha: Ai kërkon të ndryshojë planin shëndetësor në SHBA, kërkon të ndryshojë ligjin e taksave, kërkon të punojë për infrastrukturën e Amerikës, kërkon që të ndryshojë rregullat për emigracionin. Tani ne po përpiqemi që të shtojë edhe një plan të tjetër për të, që të ndihmojë edhe shqiptarët. Kjo është ajo çka ne duhet të bëjmë.”

http://vizionplus.al/lobim-i-forte-ne-administraten-trump/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.