PD-ja rrëzon Lefterije Luzin në garën për kryetar të KQZ-së
Lefterije Luzi, kryetare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është skualifikuar nga gara për një mandate të dytë. Procedurat ligjore për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni I japin PD-së, pra partisë më të madhe opozitare të drejtën e përzgjedhjes së dy emrave nga katër që shoshiten në Komisionin e Ligjeve. Dhe në fakt demokratët kanë zgjedhur Denar Bibën dhe Koli Belen në listën e përbërë edhe nga Lefterije Luzi dhe Rozeta Ivanova. Ky është një vendim I paralajmëruar, pasi Luzi u konfrontua me PD-në e cila edhe e zgjodhi në atë detyrë. Nuk është e qartë nëse PD-ja ka marrë një vendim të llogaritur apo është hakmarrë ndaj Luzit, duke lënë në garë dy socialistë si Bele dhe Biba.
http://shqiptarja.com/home/1/bele-e-biba-n--gar--p-r-kreun-e-kqz-skualif...
Add new comment