Hapja e dosjeve dhe një rehabilitim i heshtur i krimeve të komunizmit – presidenti bëhet pjesë e debatit politik
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vijuar edhe sot të artikulojë teza politike që e bëjnë atë pjesë të debatit të ditës. Përkujtimi i “Tetorit gjerman” prej 25 vjetësh, kur mes dy Gjermanive ra perdja e hekurt ideologjike, është cilësuar nga Nishani si “momenti i reflektimit të gjithë Europës Lindore për raportin e saj me të kaluarën komuniste”.
“Me keqardhje konstatoj se pas 26 vitesh modeli gjerman, Shqiperia nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Dosjet se sigurimit të shtetit në Shqipëri nuk janë ende të aksesueshme dhe lustracioni as që merret në konsideratë. Simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist, po rikthehen fatkeqësisht dukshëm e shpesh të kamufluara me elementë artistikë. Klasa politike shqiptare sot ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit dhe respektimin e rezolutave të Këshillit të Europës të viteve 1996-2006. Shtimi i zërave nostalgjikë, shpeshherë dhe nga politikanë në mbrojtje të hapur të krimeve të kryera nga komunizmi dhe Sigurimi i Shtetit, duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë shqiptare”, u shpreh ai.
Add new comment