Ndërtimi i rr. së Arbrit, me konçesion me sipërmarrje vendase. Ministri: “Nis në pranverën e 2017-ës. Për Durrës – Kukës, do ndjekim procedurat ligjore”

Postuar në 07 Tetor, 2016 14:26

Rruga e Arbrit merr një tjetër datë për fillimin e ndërtimit. Ministri i ri i Transporteve, Sokol Dervishaj, deklaroi sot se ndërtimi i aksit të shumëpërfolur nis në pranverën e vitit 2017.

 “Jemi në fazën e gjetjes së mënyrës së financimit. Por, ju siguroj se në pranverën e vitit 2017 fillojnë punimet. Po shohim mundësinë e financimit përmes partneritetit publik-privat për të patur kosto sa më të ulëta. Por, duke përfshirë edhe kompanitë vendase në forma të tilla bashkëpunimi. Kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, deklaroi ministri gjatë një inspektimi të punimeve në kantierin e impiantit për ujërat e ndotura në Tiranë.

Ministri ka folur edhe për çështjen e debatuare të konçesionit të rrugës Durrës – Kukës, për të cilën garantoi se “MTI do të ndjekë gjithë procedurat ligjore”.  Në këtë aks në tender u shpall fituese një kompani turke, ndonëse kishte ofertë më të lartë. Një konsorcium i përbërë nga kompani shqiptare apeloi në Komisionin e Prokurimit Publik dhe vendosi skualifikimin e kompanisë turke dhe kalimin e konçesionit drejt vendit të dytë, pra shqiptarëve. Çështja duket s eka sjellë largimin e ish-ministrit Edmond Haxhinasto, pa folur këtu nëse largimi i kompanisë turke ka të bëjë apo jo me kërkesat e Turqisë për rrjetin e Fetullah Gulen. 

 

https://www.ata.gov.al/dervishaj-ne-pranveren-e-2017-nis-ndertimi-i-rrug...

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.