A e ka seriozisht PD luftën kundër drogës?
Një arrestim i djeshëm për drogë i policisë së Lezhës, çuditërisht u la në heshtje nga Partia Demokratike, ndonëse ajo është investuar fort në denoncimin e rasteve të trafikut të drogës. Për më tepër që arrestimi në fjalë ishte një rast i artë për opozitën, nisur nga personi dhe lidhjet e tij me strukturat shtetërore.
Bëhej fjalë për arrestimin e Pajtim Agës, i cili sipas syri.net është vëllai i shefit të komisariatit të Dibrës, Bert Aga, të cilin opozita e akuzoi si një nga organizatorët e skemës kriminale të blerjes së votave në Dibër me para të trafikut të drogës.
Pajtim Aga 47 vjeç, u kap gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan 320 gramë kokainë, e cila ishte e paketuar dhe gati për t’u shitur.
Megjithatë këtë rast Partia Demokratike e la në heshtje për arsye që nuk dihen dhe zgjodhi të reagojë për aksidentin që i mori jetën efektivit të policisë mbrëmjen e së dielës në Kamëz. Si është e mundur që Partia Demokratike heshti ndaj këtij rasti, aq më tepër kur Lulzim Basha u akuzua për lidhje me një të shpallur në kërkim, pronar i kamionit që u kap me 130 kg kanabis në Portin e Durrësit, foton e të cilit me kryetarin e opozitës ministri Tahiri e postoi në rrjetet sociale? A është ka lehtë i shantazhueshëm kryetari i opozitës dhe në këto kushte a mund ta ketë seriozisht luftën kundër drogës një parti që po trumbeton nga mëngjesi në darkë se vendi është mbushur me kanabis, paçka se vendimka nevojë urgjente për të shkëputur lidhjet e politikës me trafikun.
Add new comment