Shfaqet ambasadori amerikan, Donald Lu i shqetësuar për drogën dhe Partinë Demokratike
Pas disa javësh në heshtje, ambasadori amerikan, Donald Lu është rishfaqur me një qëndrim për situatën e trafikut të drogës dhe qëndrimit të Partisë Demokratike lidhur me ligjin e Vetingut. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Gazetarisë, i pyetur për situatën në Shqipëri dhe debatin politik të kohëve të fundit, diplomati amerikan tha se çështja e kuktivimit të kanëbisit në Shqipëri është shqetësuese, duke folur edhe për implikim të politikës.
“Pyetja që kam disa herë në media është nëse situata sot është më keq se sa ishte nën qeverinë e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës. Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së”, u shpreh Lu.
I pyetur për qëndrimin që Partia Demokratike për Ligjin e Vetingut, Lu nuk e fshehu shqetësimin për bllokimin që sipas tij opozita po i bën reformës në drejtësi.
"I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik. Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi”, u shpreh Lu.
Comments
Fuck Don Lu!
Don Lu si dhurate per "kontributin" tuaj per demokracine ne Shqiperi do te te japim ca mbeturina te importuara nga "Parisi" me thonj te paprere". Qendrimi juaj tregon se ju pelqejne shume keto lloj mbeturinash!
Add new comment