Zyrtare nga policia, 3 mjekë të maternitetit vonuan ndërhyrjen me pasojë vdekjen e 35 vjeçares dhe foshnjës së saj
Vërtetohen dyshimet se vdekja e 35 vjeçare Aida Cajka dhe foshnjës së saj erdhi për shkak të neglizhencës së mjekëve. Policia i ka përcjellë Prokurorisë së Tiranës materialet hetimore për 3 punonjës të maternitetit Koço Glozheni, ku një ditë më parë humbi jetën 35 vjeçarja Aida Cajka në muajin e nëntë të shtatzanisë dhe foshnja e saj.
Dokumentet janë referuar për Helidon Klosin, Dritan Deçkën dhe kirurgen Nazmie Ceni.Policia thotë se si pasojë e moskryerjes në kohë të shërbimit shëndetësor nga mjekët e lartëpërmendur, në orën 05:00, Aida Cajka dhe fëmija ndërruan jetë.
Ishin familjarët e viktimës që bënë denoncimin për neglizhencë dhe vonesa nga mjekët. Ata thanë se pas dyshimeve për probleme kardiake mjekët e maternitetit e dërguan 35 vjeçaren në QSUT , ndërsa këta të fundit dyshuan për ftohje dhe e dërguan në sanatorium. Ishin mjekët e këtij spitali që përcaktuan hemorragjinë e brendshme, por sipas familjarëve ekipi i mjekeve të maternitetit sërish u vonua në ndërhyrje.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë mohoi që ngjarja të kishte si shkak vonesat apo neglizhencën e mjekëve.
Add new comment