Ikën “Carrefour”, vjen “Spar”

Postuar në 14 Shtator, 2016 14:17

Supermarketet “Spar” do të jenë së shpejti prezente në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga “European Supermarket Magazine” sipas së cilës licenca është marrë nga grupi “Balfin”, i drejtuar nga biznesmeni Samir Mane.

“Puna është duke u mbyllur dhe do konsistojë në zëvendësimin e “Carrefour” me “Spar”, për t’u përqendruar fillimisht në hapjen e dy hipermarketeve Interspar dhe më pas me zëvendësimin e supermarketeve. Deri në vitin 2017 grupi “Balfin” parashikon të hapë 100 supermarkete dhe 10 hipermarkete duke krijuar rrjetin më të madh në Shqipëri dhe duke investuar 50 milionë euro në këtë projekt”, raporton “ESM”. 

 

http://www.esmmagazine.com/albania-get-first-spar-hypermarkets-supermark...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.