Bashkimi dixhital i Europës, Junker: Hapen 1.3 milionë vende pune dhe shtrirje e rrjetit 5 G brenda 10 vitesh

Postuar në 14 Shtator, 2016 12:43

Me shqetësimin se Bashkimi Europian po përballet me një krizë të ekzistencës së tij, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker hapi sesioin e ri të Parlamentit Europian, në një epoke të re për Unionin pas daljes së Britanisë së Madhe nga blloku. Ai tha se shkëputja e Britanisë nuk kërcënon unitetin e Europës, por paralajmëroi se 12 muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë.
Junker kërkoi që Europa të qëndrojë larg populizmit, nëse kërkon të zgjidhë problemet. " Europë do të thotë paqe. Europa me forcën e sa mund të ribashkojë Qipron dhe këtë duhet ta bëjmë" theksoi Junker.
Kreu i Komisionit Europian u ndal në atë që e quajti bashkimi dixhital i Europës dhe krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për telekomunikacionet, që sipas tij do të mundësojë hapjen e 1.3 milionë vendeve të punës deri në vitin 2025 dhe shtrirjen e rrjetit 5 G në të gjithë Europën brenda 10 vitesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.