Asnjë analizë për zgjedhjet. Deklarata copy/paste: “Aleanca e politikës me krimin mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”
Prononcim i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratke është mbledhur sot për herë të parë që nga zgjedhjet e Dibrës. U përfolën debate e kërkesa për mbledhje të forumeve, por pas tij, kryetari i partisë, Lulzim Basha përcolli mesazhin politik të vijës së deritanishme që e lidh humbjen me faktorë jashtëpolitikë.
“Ishte një mbledhje dhe diskutim shumë i dobishëm i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që në qendër pati natyrisht ngjarjen kryesore politike në vend, zgjedhjet në Dibër dhe domethënien e zgjedhjeve në Dibër, për të ardhmen e zgjedhjeve, të votës, të demokracisë në Shqipëri. Konkluzioni i qartë i grupit parlamentar në këtë diskutim, në raport me atë çfarë duhet të bëjmë e çfarë do bëjmë nesër, është ajo që tashmë e di çdo qytetar dibran e shqiptar. Se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Edi Ramën mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shkatërruan procesin politik. Dhe ky është një problem ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo thjesht dhe vetëm për opozitën dhe për Partinë Demokratike”, tha ndër të tjera Basha.
Add new comment