Miku Erdogan rikthen në skenë Turkish Stream, projekti me Rusinë rivalizon TAP
Kthesa në marrëdhëniet ruso-turke duket se do të ndryshojë edhe gjeopolitikën në raport me Ballkanin dhe Europën Juglindore. Takimi Putin -Erdogan gushtin e kaluar riktheu në axhendën e dy vendeve projektin e gazsjellësit Turkish Stream, i cili parashikohet të furnizojë me gaz Europën Jugore përmes Turqisë, Greqisë dhe Italisë. Këto tri vende janë të përfshira edhe në projektin e gazsjellësit TAP, ku merr pjesë edhe Shqipëria.
Gazeta greke "Kathimerini" zbulon se Putin dhe Erdogan i kanë dhënë dritën jeshile gazsjellësit Turkish Stream dhe se qeveria turke ka aprovuar lejet e para për Gazprom, duke lënë të nënkuptohet se projekti po kalon në fazën praktike të zbatimit.
Shefi i Gazprom, Aleksi Miler deklaroi para pak ditësh se ka një marrëveshje me palën turke për zgjatimin e tubacioneve deri në kufirin grek dhe transportimin e gazit drejt Europës përmes Greqisë e Italisë nëse të dyja vendet e dëshirojnë.
Pala italiane ka konfirmuar interesin e saj dhe ajo që pritet është qëndrimimi Athinës dhe kryeministrit Aleksis Tsipras. Spas gazetës, nëse Greqia nuk do të jetë dakord, atëherë presidenti Erdogan ka propozuar lidhjen e Turkish Stream me dy gazjellësit e tjerë TAP dhe TANAP që sjellin gaz nga Azerbajzhani. Projekti ruso-turk kundërshtojet fort nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, të cilat nuk duan një varësi të Europës nga gazi rus.
http://www.kathimerini.gr/874184/article/epikairothta/politikh/epektash-...
Comments
C'gazetare leshi jeni mo cuna
C'gazetare leshi jeni mo cuna. Po kathimerinin grek merrni per baze per nje lajm qe ka te beje me rusine e me turqine? E kane dhene gjithe agjencite nga reuters e deri te zedhenesja e bashkise se rroskovecit. PO ka nje muaj qe vlon gjithe evropa po cuna, i paska mbet grekeve qe ta zbulojne se pasi ta vendosin te medhenjte dalin za zyrtare qe nenshkruajne edhe lejet. Po pse ore kishte ndonje mundesi te mos i dilnin lejet projektit? Hajde gazetare hajde.
Add new comment