Imami i Madh i al-Azhar: Salafizmi nuk bën pjesë te Sunizmi

Postuar në 05 Shtator, 2016 19:19

Disa deklarata të Imamit të Madh egjiptian të Al-Azhar, Sheikh Ahmed al-Tayeb kanë krijuar irritim të madh mes klerikëve sauditë. Gjatë një konference në Çeçeni, al-Tayeb ka deklaruar se salafistët nuk janë pjesë e sunitëve. Ai e bëri këtë nënvizim teksa po jepte një përkufizim të sunizmit. Ky deklarim ka acaruar shumë klerikët suaditë që janë pro qeverisë së Riadit.

Sipas këtyre klerikëve që citohen nga mediat në gjuhën arabe, synimi i kësaj deklaraye është dobësimini vahabizmit që praktikohet në Arabinë Saudite dhe ngritja aty e një lidershipi të ri sunit nën mbështetjen dhe ndikimin e al-Azhar në Egjipt.

Në vlerësimet e tyre ata ecin më tej kur cilësojnë se vetë konferenca e organizuar nga Rusia në Çeçeni, synon thellimin e diferencave mes arabëve dhe egjiptianë e që janë dy kombet dominues në botën myslimane sunite.

Mbi këtë incident ka edhe një deklaratë të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Studiuesve të Lartë në Riad sipas të cilit është e pakujdesshme dhe madje e rrezikshme të nxitësh aventura të tilla mes myslimanëve.

Në konferencë morën pjesë mbi 100 klerikë myslimanë nga disa vende përfshirë Rusinë, Sirinë, Turqinë, Indinë, Britaninë e Madhe, Libanin, Egjiptin, Afrikën e Jugut dhe Jordaninë, të cilët deklaruan distancimin e tyre dhe të sunizmit nga grupet terroriste që akuzohen se kanë krijuar konflikte në Lindjen e Mesme.

Salafizmi është një rrymë brenda Islamit që sheh nga Profeti dhe ndjekësit e tij të parë si shembull për të ndjekur. Salafizmi lindi në gjysmë e dytë të shekullit të 19-të dhe shpesh është vlerësuar si sinonim me vahabizmin që zë fill në Arabinë Saudite.

http://www.presstv.com/Detail/2016/09/05/483295/Saudi-clerics-Grozny-Rus...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.