Në Kosovë dikton rruga. Tërhiqet ligji për demarkacionin me Malin e Zi. Mustafa: “Nuk ndryshojmë marrëveshjen”
Parlamenti i Kosovës ka dështuar sot në ndjekjen e axhendës zyrtare, në pikën ku do të diskutohej marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se tërheqja e ligjit bëhet për shkakt të presionit mbi deputetët dhe për faktin se nuk janë kushtet përbtë diskutuar një çështje kaq të rëndësishme.
“Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojmë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione mbi deputetët. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë marrëveshjen mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur qeveria e vlerëson se është gati”, ka thënë Mustafa.
Media të ndryshme raportojnë se shkak për këtë tërheqje u bë mosprezenca e deputetëve të Listës Serbe, ndërkohë që përfaqësuesi i Ardhëmërisë për Kosovë, Daut Haradinaj, deklaroi se nuk është e nevojshme prezenca tyre për të arritur kuorumin.
Përballja për këtë temë ka edhe anën e vet komike me deputetët e Vetëvendosjes që shpallën sot fitore dhe ruajje të tokës së Kosovës.
Comments
Demarkacioni
Demarkacioni nuk është as çështje politike as çështje rruge. Ajo është çështje kombëtare dhe askush nuk ka ekskluzivisht të drejtën të vendosë për të! Të gjithë kanë të drejtën të shprehin vullnetin e tyre jo vetëm ata "heronjtë" e dikurshëm që kanë harruar idealet dhe po sillen si tradhtarë!
Demarkacioni nuk kalon!
Jo se kështu don opozita apo ndokush tjetër! Atë nuk e aprovon populli dhe deri atëherë sa të kuptohet qartë rrugët dhe sheshet do jenë plot.
Ceshtje kombetare
Ne Kosove ndoshta ka ndikim por ketu tek ne, PPSH i ka zhveshur njerezit nga ndjenja nacionale! Kete tradite trashegon edhe pasardhesi PS&LSI! Jo vetem nga ndjenja nacionale por edhe nga dinjiteti, vlerat morale e te gjithe te tjerat! Jo se eshte PD shume me mire se keto, por keto kane prekur fundin...
Add new comment