Spitali Amerikan sqaron ngjarjen e paradites së sotme në repartin e dializës

Postuar në 25 Korrik, 2016 15:27
Reparti i hemodializës në spitalin Amerikanë u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të hëne, ku si pasojë humbën jetën dy pacientë dhe janë lënduat 4 të tjerë mes tyre edhe dy infermierë. 
 
 
Më datë 25.07.2016, rreth orës 11:00, tek spitali Amerikan, në SQU, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, ka rënë zjarr. 
 
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikëset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. 
 
Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda.
 
Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet  në vendin e ngjarjes  dyshohet  se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç .
 
Dyshohet se ka lind një konflikt midis dy  shtetasve Lefter .C  dhe shtetasit  D.Saraçi, 47 vjeç.
 
Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializën ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe  dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin  D.S dhe me pas i ka  vënë zjarrin.
 
Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin .
 
Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njëjtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja  Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë.
 
Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën  e reaminacionit pranë spitalit Amerikan 1, kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin Amerikan 2 .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.