Pezullohen 7 efektivë të grupit “Shqiponja”, ndaluan kunatin e ministrit Tahiri

Postuar në 23 Korrik, 2016 11:21

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka pezulluar për tri ditë, 7 efektive të forcave “Shqiponja”, pasi kishin ndaluar kunatin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Balkanweb raporton se  ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në unazën e kryeqytetit pranë banesës së këtij të fundit, ku ai ushtron edhe një biznes privat bar kafe. Ditën e ngjarjes, forcat “Shqiponja” kishin marrë informacion se pikërisht në këtë lokal gjendej një person i armatosur, prandaj ata morën masa duke shkuar pranë lokalit, por pa ndërhyrë në të. Por prania e shtuar e forcave policore përballë biznesit e ka shqetësuar kunatin e ministrit dhe ai ka kërkuar të dijë pse policia ndodhej aty. Kur ka marrë përgjigje negative, ai ka nisur të debatojë me efektivët. Efektivët nuk e kanë ditur se gjendeshin përballë kunatit të ministrit, i cili mësohet të ketë qenë nën efektin e alkolit dhe e kanë prangosur atë. Gjatë kësaj kohe në atë zonë kaloi eskorta e ministrit Tahiri, ku së bashku me të ishte dhe një anëtar i kabinetit i cili sqaroi situatën raporton Balkanweb.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Dora e Saliut qendron me siguri ketu! Me agjentet e tij tek forcat speciale provokon kunatin e ministrit! S. Tahiri po zhduk parcelat e droges qe na i trashegoi Saliu! Edhe ndonje muaj dhe droga do jete nje gje e te kaluares ne Shqiperi! Sado qe ti kundervihet PD-ja! Me Edin, Saimirin e PS po shkojme drejt perfeksionit! Opozites I mbetet te plase nga inati!

Submitted by Genti dhe vapa ... (not verified) on

Ben vape o Genti, shume vape! Kujdes se te bie dielli ne koke pa e marre vesh e rilind pa e vene re.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.