ONM me rolin e një "portali" për KLP dhe KLGJ-në
"Top-Channel" referon këtë përmbajtje të marrëveshjes së sotme për kandidatët e Këshillit të Lartë të Gjyqësor dhe atij Prokurorial.
"Marrëveshja u arrit pas negociatash të vështira për një nen, për mënyrën se si do të zgjidhen nga Parlamenti dhjetë anëtarë, 5 në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 5 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ata zgjidhen nga Parlamenti, por më parë më parë do të kalojnë në një veting nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Ky është një kriter i ri që është futur në marrëveshje sepse OMN-ja më përpara do të votonte vetëm anëtarët komisionit që do të bënin vetingun e të tjerëve. Më pas, anëtarët që vetohen pasi të bëhen aplikimet (aplikimet janë pakufizime nga ndonjë institucion si Dhoma e Noterisë apo Avokatisë siç ishte më përpara) do të shkojnë në komisionin 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në këtë komision do të përzgjidhen me rekomandimet e OMN-së dhe do të krijohet një listë konsensuale, pra nuk do të ketë votë. Pasi është arritur konsensuesi në këtë listë, në komisionin 3+2, kjo listë e përbashkët do të shkojë në bllok në Parlament dhe aty votohet me një shumicë të cilësuar prej 2/3-ve. Nëse lista nuk miratohet anëtarët do të zgjidhen me short"(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=331718#k1).
Është një dakordësi në kufijtë e çdo kërkese të deritanishme edhe pse askush nuk di të thotë ç'ndodh nëse në komision nuk arrihet konsensusi për rekomandimet e ONM-së.
Add new comment