Teza e re e Kryeministrit: Reforma në drejtësi me implikime edhe për interesa me rëndësi të posaçme të komunitetit ndërkombëtar më rajon
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sot para ambasadorëve shqiptarë, në një takim ku është përqendruar në çështjen e reformës në drejtësi. Kryeministri ka theksuar rëndësinë e saj, dobinë e miratimit me konsensus duke shtuar me terma evazivë se pas kësaj reforme qëndrojnë interesa të posaçme me ndikim në rajon.
“Dua të nënvizoj përpara jush që jemi shumë të vendosur të bëjmë çdo përpjekje deri në minutën e fundit në përputhje me qëllimin dhe qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë. Kjo është një reforme me një përmasë të trefishtë. Së pari me një përmasë të jashtëzakonshme me vetë shoqërisë dhe vendin tonë në vetëvete. Së dyti me një përmasë të jashtëzakonshme sa i përket pozicioni dhe këndvështrimit prej të cilit ne do të përcaktohemi nga partnerët tanë strategjikë në varësi të rezultatit të kësaj reforme. Por edhe me një përmasë të tretë në raport me vetë rajonin. Nga kontakte të vazhdueshme në nivele më të larta është i qartë për ne perceptimi i partnerëve tanë strategjikë se implikime pozitive apo negative të kësaj reforme nuk prekin vetëm Shqipërinë, por prekin edhe interesa me rëndësi të posaçme të komunitetit ndërkombëtar më rajon”, tha Rama. Nuk është e qartë për shqiptarët se çfarë janë këto interesa dhe pse vallë një reformë legjislative e kushtetuese në Shqipëri është instrument për afirmimin e disa interesave që kryeministri shqiptar i hedh tani në tregun politik si një erëz më shumë në peshoren virtuale pro apo kundër Amerikës.
Add new comment