Katër vende i kundërvihen Procesit të Berlinit dhe planit gjerman për rajonin

Postuar në 03 Qershor, 2016 10:32

Zyrtarisht në Ballkan po përvijohen dy linja të politikës së jashtme me vende që janë pro dhe kundër planit strategjik të Gjermanisë në Ballkan ose të ashtuquajturit Procesit të Berlinit. Një ditë më parë në Sofie u takuan 4 ministra të vendeve të Ballkanit që janë pjesë e Bashkimit Evropian me synimin për të krijuar një grup shtetesh që do të kordinojnë qëndrimet e tyre sipas një interesi të përbashkët në raport me Brukselin. Nisma udhëhiqet nga Greqia dhe ka gjetur solidaritetin e Bullgarisë, Rumanisë, dhe Kroacisë. Tre ministrat, ai grek Nikos Kotzias dhe holologët e tij Daniel Mitof nga Bullgaria, Lazar Komanesku nga Rumania dhe Miro Kovaç nga Kroacia u ulën bashkarisht për të hartuar një strategji të përbashkët. Burime nga Ministria e Jashtme i thanë gazetës "Kathimerini" se 4 ministrat ranë dakord për nisjen e bisedimeve periodike me qëllim shkëmbimin e mendimeve për çështje evropiane të interesit të përbashkët. Kjo nismë pak a shumë priret t'i ngjajë një Vishegradi Ballkanik thanë burime të ministrisë së Jashtme greke për gazetën. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, referuar këtij takimi tha për (Independent Balkan News Agency) se "nuk mund të vendosin për Ballkanin vende të treta dhe shtete që janë në Bashkimin Evropian pa marrë në konsideratë qëndrimin e vendeve të rajonit, që anëtare të BE-së". Një mesazh i drejtëpërdrejtë për Gjermaninë që ka iniciuar Procesin e Berlinit, duke përjashtuar Greqinë nga kjo nismë.

Çfarë është Procesi i Berlinit? 

Procesi i Berlinit nisi me Konferencën e nivelit të lartë të mbajtur në Berlin më dt. 28 Gusht 2014. Krerët e qeverive, ministrat e Jashtëm dhe ministrat e Ekonomisë, të Shqipërisë Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian, Austrisë dhe Francës ranë dakord që për një periudhë 4 vjeçare, të çojnë më tej përpjekjet për të bërë një progres real në procesin e reformave, zgjidhjen e çështjeve kryesore dypalëshe dhe të brendshme, "Të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të hyjnë në BE nëse plotësojnë kushtet e anëtarësimit. Gjermania njeh përgjegjësinë e saj për një të ardhme të paqtë, të qëndrueshme dhe demokratike të bazuar në shtetin e së drejtës dhe do të vazhdojë të mbështesë rajonin në rrugën e tij drejt kësaj të ardhme. Intëensifikimi i bashkëpunimit rajonal, duhet të jetë themeli esencial i kësaj rruge "- thuhet në deklaratën e 28 Gushtit.

http://www.kathimerini.gr/862084/article/epikairothta/politikh/prospa8ei...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.