Brazil, 30 persona në kërkim për përdhunim masiv të një 16 vjeçareje
Një ngjarje e rëndë ka shokuar Brazilin. Rreth 30 persona janë shpallur në kërkim për përdhunim të një adoleshenteje dhe postim të videos në mediat sociale.
Ngjarja ka ndodhur në Rio de Janeiro dhe ka për protagoniste një vajzë 16 vjeçare e cila u përdhunua pasi shkoi në shtëpinë e të dashurit të vet. Ajo u drogua dhe u zgjua në një shtëpi tjetër e rrethuar nga meshkuj
Mendohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë të varfër në pjesën perëndimore të Rios dhe është bërë publike vetëm pasi disa meshkuj kishin postuar pamjet në rrjetet sociale. Kritika të mëdha janë hedhur edhe ndaj medias braziliane për reagimin e dobët dhe të ngadaltë ndaj ngjarjes e cila po shihet si pjesë e një kulture përdhunimi që ekziston në Brazil.
http://www.bbc.co.uk/news/world-latin-america-36395267?ocid=socialflow_f...
Add new comment