Presidenti: Edi Rama, pengesë provizore për Shqipërinë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp ndaj akuzave dhe insinuatave që kryeministri bëri ndaj tij, në sallën e Parlamentit. Më poshtë deklarata:
Institucioni i Presidentit të Republikës është i indinjuar nga sjellja e paprecedent e Kryeministrit aktual në Parlament, i cili duke keqpërdorur aulën e Kuvendit të Shqipërisë fyen dhe shpif ndaj Presidentit të Republikës.
Sjellje kaq ordinere nuk ka ndodhur kurrë më parë në sallën e Parlamentit shqiptar.
Të fyesh Kryetarin e Shtetit duke shfrytëzuar një vend ku Presidenti nuk është prezent është paburrëri e pashembullt.
Institucioni i Presidentit të Republikës i kërkon Kryeministrit aktual ta lerë më së fundi ‘shown’ dhe ekzibicionin dhe të fillojë menjëherë nga puna për të cilën është ngarkuar që tre vjet më parë.
Gjithashtu i kërkon Kryeministrit aktual të largojë urgjentisht nga administrata e shtetit individët e përfshirë në veprimtari kriminale.
Të krijojë mundësitë për punësim të qytetarëve të vendit, të cilët po vuajnë nga një situatë e rëndë ekonomike.
Të luftojë bandat e krimit të organizuar.
T’u ofrojë shërbimin shëndetësor publik qytetarëve që vuajnë çdo ditë nga nevoja për trajtim mjekësor.
Të luftojë korrupsionin e përmasave shqetësuese në dëm të pasurisë publike dhe private të qytetarëve shqiptarë.
Të mos bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë, por të ofrojë kompromisin e nevojshëm për miratimin e saj.
Institucioni i Presidentit të Republikës beson vendosmërisht se, përtej pengesave provizore, Shqipëria do të ecë përpara drejt forcimit dhe begatimit".
Comments
E paska shkruar dikush që ka
E paska shkruar dikush që ka bërë shkollën e lartë në Itali. Thotë "aula" jo "sallë".
Nuk ka njeri ne vendin tone,
Nuk ka njeri ne vendin tone, qe nuk e di qe, ky qe paguhet si president, nuk di te shkruaj nje rresht, me mendjen e vet, duke ja shkruajtur KESHILLTARET e Saliut, bile edhe mban ndonje fjalim, ja kane shkruajtur se kur te kollitet, kur te pije njecike uje, apo edhe kur te marre fryme, qe ti jape solemnitet dhe autoritet vehtes, duke i ditur mangesite dhe nivelin nen mesatar te aftesive te veta intelektuale.
Te jem si kryeministri, duke marre shkas nga ndodhite e fundit, filloj procedurat per shkarkimin e Presidentit dhe te shefit te SHISH, si njeri i papergjegjeshem.
Add new comment