Prokuroria vihet në lëvizje për Bojaxhiun, mediat nxjerrin në skenë biznesmenin Sulo Shehu
Pas regjistrimit të kallëzimit penal për Gjergj Bojaxhi për akuzat e “Mashtrim me Kredi”, “Pastrimit të produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale”, dhe “Fshehje të Ardhurash” , "Tv Klan" raporton se prokuroria Tiranës ka kërkuar informacione të detajuara tatimeve për veprimtarinë e kompanisë “Everest Oil”. Një shkresë u është dërguar edhe bankave të nivelit të dytë, të cilave u kërkohen të dhëna në lidhje me transaksionet bankare që ka kryer kompania “Everest Oil”, admnistratori i saj Gjergj Bojaxhi, si dhe të gjithë ortakët mes të cilëve figuron sërish ish –kandidati për bashkinë e Tiranës. Sipas "Tv Klan", Prokuroria do të duhet të përfshijë në hetimet për Gjergj Bojaxhi edhe një akuzë publike të bërë ndaj tij, veç kërkesës së policisë për ta hetuar për pastrim parash, mashtrim me kredi, e fshehje te ardhurash. Biznemeni vlonjat Sulo Shehu, e fton Prokuroëinë ta hetojë Gjergj Bojaxhiun, për grabitje të një prone prej 30 mijë metrash katrorë me vlerë të përllogaritur në rreth 25 milionë euro. Sipërfaqja është ajo mbi të cilën është ndërtuar "Petrolifera". Biznesmeni pretendon se e kishte marrë në pronësi që në vitin 2002 me vendim të kthimit dhe kompensimit të pronave dhe se kishte ndërtuar një karburant, por Gjergj Bojaxhi në cilësinë e ish-drejtorit të KESH-it i kishte dokumentacionin e pronës, mbi të cilën më pas u ndërtua Petrolifera. Gjergj Bojaxhi iu është përgjigjur këtyre akuzave, duke thënë se ato janë të pa vërteta. “Të nderuar miq, menjëherë pas përhapjes së lajmit të krijimit të një force të re politike në të cilën jam përfshirëbashkë me shumë qytetarë të tjerë, ka nisur një fushatë e organizuar shpifjesh e akuzash ngadrejtime të ndryshme. Këto sulme kanë vetëm një qëllim: të dekurajojnë këtë nismë të re politike që rrezikonmonopolin e atyre që po e vjedhin dhe rrënojnë vendin çdo ditë e më tepër. Ne nuk tërhiqemi! Nuk presim qytetari e ndershmëri nga hajdutët e vendit. Por u kujtojmë gazetarëve se ky vendnuk është vetëm i disa qindra njerëzve që po përpiqen t’a ndryshojnë, por edhe i tyre dhe ifëmijëve të tyre. Çdo shqiptar le të përballet sot me ndërgjegjen e tij dhe të zgjedhë mes skllavërisë ndaj partive dhe dinjitetit. Përsa i përket sulmit të rradhës, siç dëshmojnë edhe dokumentet, pretendimet e biznesmenits pekulant bien poshtë sepse vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë përmes Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo jo vetëm nuk ka qënë vendimarrje e Ministrisë së Ekonomisë por as nuk kam qënë në rolin e zv/ministrit në atë kohë.Siç shihet në dokumentin bashkëngjitur, pronësia e truallit që ka blerë biznesmenit spekulant është bërë i pavlefshwm ngaky vendim. Avokati i Shtetit përfaqësuar nga z. Artan Kodheli dhe Bashkia Vlorë përfaqësuarnga z. Shpëtim Gjika kanë qënë ankimuesit në mënyrë që këto prona ti ktheheshin shtetit. Për dokumentat e plota mund te klikoni linkun: https://www.sendspace.com/file/8k8vëmJu”-shkran ne reagimin e tij Bojaxhi.
Comments
Vetem dy pyetje :
Vetem dy pyetje :
Sa para ( milion dollare ) nga arka e KESH, ka kaluar ne llogarine private, jashte shtetit, per blerjet e energjise, ne ato dite krize nga shterja e lumenjve ?
Sa milion dollare, nga futja ne burse, e doolareve te KESh, ke cuar ne llogarine private jashte shtetit ?
Vetem kaq.
Add new comment