Intervista/Tag cloud i një kryeministri të Gjeneratës Tjetër
Po Rilind Shqipëria?
Tërësisht.
Mos bëhet vend monoton si Zvicra?
Jo. Nuk kam ndërmend të fus në burg Saliun.
Ka që thonë se nuk ta mban...
Çfarë nuk thonë këtu. Kjo është demokracia.
Freedom House thotë se demokracia është më keq se në 2007?
Kjo është provë se çfarë opozite ishim ne
Keq po shkon ekonomia...
Ne punojmë për gjeneratën tjetër
Kush punon për sot, LSI-ja?
Iliri ka thënë që “sot është sot, kurse nesër është nesër”
Ju qenkeni të gjithë në punë. Politika e kam fjalën...Kurse në Shqipëri ka papunësi të madhe
Shqiptarët janë dembelë
Në fakt ju keni quajtur ministrat tuaj turkoshakë. Çfarë të besojmë?
Mos të fillojmë me mediat, që janë këneta.
Janë apo jo ministrat turkoshakë?
Po them kaq: Nuk do lejoj në asnjë rast që këtë cilësi ta shndërrojnë në imunitet
Ndaj po ikin investitorët me sa duket, jo ngaqë shqiptarët janë dembelë e nuk punojnë?
Aty e kanë “Shqipërinë 1 euro”. Ça duan më shumë?
Do fitosh në 2017-ën?
Padiskutim.
Pse mendon kështu?
Po kush do fitojë tjetër, Saliu me Lulin?
Po a mos është edhe kjo shenjë se dembelizmi i shqiptarëve nuk është edhe aq keq? I bien shkurt, u del ti para dhe hajd mo?
Jo. Unë mendoj se shqiptarët refuzojnë ripërtypjen.
Vendi yt në Histori: Para apo pas Saliut?
Unë jam tirons lale.
Lapsus frojdian ky apo “transparenca.al”?
Lene mer Fugën se nuk ka bo gjo.
Falemnderit!
PS: Këshilltari për Kulturën i Kryeministri, z. Fate Velaj, kërkoi që këtë intervistë ta përfshinte në librin e tij të ardhshëm, kërkesë të cilën ia aprovojmë megjithë dëshirë.
Intervistoi: Shaptilografisti
Add new comment