Nuk mund të hedhësh beton në një park natyral (Video)
Maks Velo ishte një nga arkitektët, pjesë e grupit të punës për rikonceptimin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës në vitet 60. Ai është kundër hedhjes së betonit në Parkun e Liqenit, pasi sipas tij në asnjë park natyral nuk mund të hedhesh beton. "Nuk mund të vendosë vetëm një njeri i vetëm për këto gjera"- shtoi ai, duke ju referuar kryetarit te Bashkise, Erion Veliaj. Në intervistën e transmetuar ne emisionin “Opinion” arkitekti Maks Velo thotë se "Ndërtimi dhe zhvillimi i një qyteti nuk mund të konceptohet pa ndërtuar parqe të gjelbëruar. Ato shumë shpesh i quajnë si mushkëritë e qytetit". Në rastin e Tiranës parku i vetëm i madh i kryeqytetit është ai i liqenit artificial, tregon Velo, duke shtuar se një ndërhyrje e tillë është jo e mirëmenduar e cila do të ketë pasoja.
Add new comment