Veliaj paralajmëron fundin e Nishanit
Presidenti Nishani dhe kryebashkiaku Veliaj janë përfshirë sërish në replika, pasi kreu i shtetit një ditë më parë priti përfaqësues të shoqërisë civile që janë kundër ndërtimit të parkut të lokrave në Liqenin Artificial. Sot kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi diskutimin e planit të qendrës me banorë të një njësie në Tiranë për t’i treguar presidentit se karriera e tij politike është drejt fundit. “Do i bashkohet Strazimirit me patllake në brez të protestojë kundër lojërave të kalajmve, do hyjë në historinë botërore si i vetmi president që shkon të prishë lojërat e fëmijëve. Zoti president, do hysh në histori si njeri qesharak, mos e bëjë këtë, mos ja bëj këtë fëmijëve. Sot një parti politike që s’ka asnjë alternativë po përdor cdo lloj mënyre duke bërë qesharak në sy të popullit të vet presidentin. Je aty ta bashkosh kombin, jo ta përçash. Po e mbyll karrierën me turp”. Ndërsa kreu i shtetit u përgjigj me një vizitë në Kodrat e Liqenit duke akuzuar Veliaj si rrugaç dhe matuf që e konsideron pronën e shtetit si pronë personale.
Comments
Zoti Nishani, beni shume mire
Zoti Nishani, beni shume mire qe ju dhimbet parku tek liqeni. Shume mire.
Poooooor, kam vetem nje pyetje :
PSE JU SI PRESIDENT, SI SOT, ASHTU EDHE DJE, KUR ISHTE PD NE QEVERI, NUK KENI PROTESTUAR KUR SALI BERISHA, MIRATOI SHKATERRIMIN E VALBONES, E QE ESHTE PASURI KOMBETARE E JASHTEZAKONESHME , DUKE JA DHENE FIRMES GENER 2, DHE QE ESHTE FIRME PERSONALE E VETE SALI BERISHES ?
Ju, zoti president, nuk e meritoni me te jeni presidenti yne. Na turperoni me qendrimet t'uaja.
Turp per ne, qe kemi president nje si puna jote.
Veliaj - jo vetëm një palaço
javët dhe muajt që po rrjedhin po tregojnë dramën më të madhe që Rama i ka shkaktuar shteformimit dhe institucionalizimit shqiptar, duke përzgjedhur për administratë (kuptohet që shpesh me mbështetjen e miletit mendjembyllur) njerëz pa përvojë, arrogantë e pa integritet. Erion Veliaj ka qenë për mua një palaço i rëndomtë, deri në momentin ku qytetarët e këtij vendi nuk ishin përballur me veprimet dhe vendimet e tija (përveç disa eksperiencave qesharake si ministër i punës dhe çështjeve sociale, ku impakti në shoqëri nuk u ndje); tashmë ai është shpalosur tërësisht si një halabak me pushtet, i cili jo vetëm që nuk di e nuk do të admonistrojë siç duhet rregullat e punës dhe jetës në kryeqytet, por në të njëjtën kohë po jep shembullin më të keq për sjellljen politike apo administrative të një nëpunësi (aq më keq funksionar i lartë).
Për ata që e mbrojnë do thoja që të mendojnë një moment që puna në këtë vend mund të bëhet edhe nëse nuk zgjidhet/përcaktohet në drejtim një palaço arrogant, i papërvojë e i papërgjegjshëm - nuk është kusht i nevojshëm.
Veliaj - jo vetëm një palaço (vazhdimi)
Do të shtoja që komenti im nuk duhet të nënkuptoj që vlerësimi im personal për mënyrën sesi Nishani përmbush figurën e president, është pozitiv - ai është gjithashtu një aksident në institucionet shqiptare, POR jo vetëm që në këtë rast nuk është në gabim, por edhe për rastet kur është në gabim, sjellja e Veliajt ndaj presidentit është ofenduese për shtetin shqiptar.
Presidentit duhet ti vije
Presidentit duhet ti vije turp.Ai eshte arbiter,nuk mund te jete pale.Duhet te jete mbi palet dhe te perfaqesoje unitetin e Kombit pavaresisht bindjeve politike te gjithesecilit prej nesh.Ai duhet te jete Presidenti i te gjitheve.Presidenti perfaqeson mbare Kombin.Te majte,te djathte,te qendres dhe ata pa parti.Rreshtimi i tij qe diten e pare te mandatin si militant i rendomte i PD-se nuk i ben nder Presidentit.Perkundrazi.Kjo sjellje eshte turperuese per ate vete,por mbi te gjitha perdhos Institucionin e Presidentit te Republikes.Perdhos,turperon dhe baltos Institucionin e Presidences.
Zoti TEKNIK, ju lutem, me
Zoti TEKNIK, ju lutem, me thoni, per lumin dhe luginen e VALBONES.
Ky president, Nishani, ishte edhe kur kryeminister ishte Berisha, dhe qe i dha firmes se vet (te Saliut) GENER 2, ndertimin e 11 hidrocentraleve ne Valbone, duke e shkaterruar kete pasuri te pakontenstueshme kombetare.
Pse nuk reagoi, dhe te dilte kunder veprimit te qeverise Berisha per Valbone ?
Jam dakord me reagimin e presidentit, sot, por jo, duke qene ushtar i PD? Te kishte shkuar edhe ne Valbone, dhe atje, t 'i bente thirrje shoqerise civile per reagim qytetar, atehere do te ishte plotesisht i besueshem, dhe do te kishte mbeshtetje mbare popullore.
Menjehere duhet te follojne procedurat per shkarkimin e ketije presidenti qe eshte vetem ushtar besnik i partise se vet dhe gjenerali Sali Berisha.
Nuk dij te jene bere protesta
Nuk dij te jene bere protesta kunder "krimit" qe paskej bere Berisha, per te ndertuar hidrocentrale ne Valbone. Ka pasur ndonje shkrim te ndonje publicisti majtist qe cdo gje qe bente Berisha e quante krim.Nderkaq lexoj ne media, se po behen sot protesta per keto HC ne Valbone.Duheshka sipas mendjes militante partiake primitive, qe te fillojne procedurat per shkarkimin e presidentit. Mos duhet qe presidenti shqiptar te perkujdeset vetem per "popullin socialist" sic i percan shqiptaret Rama, qe te jete president ?
Askush nuk ka te drejte te perflase presidentin, se shkon te degjoje protestuesit e shoqerise civile per cdo problem qofte.
Boll me idiotesine komuniste o me ne ose armik.
E ka dhene te shtremberuar lajmin "Respublika" qe e akuzon presidentin se e ka quajtur Veliajn "rugac apo matuf".
Presidenti ka cilesuar si rugacerore gjuhen qe ka perdorur Veliaj ndaj tij. Vetem kaq.
Ne vazhden e genjeshtrave per te cilat eshte bere i njohur ne Publik Veliaj, tha publikisht edhe nje genjeshter tjeter.
Rezidencen presidenciale, e quajti si "vilen" personale te Nishanit.
Nga trashigimia familjare, Nishani edhe mund te kete ndonje pasuri, por as Veliaj e as Rama nuk kane asnje prone te trasheguar e qe te dy kane vila private. Ku i moren keto para ?
Nga shitja e ikonave apo shitja e fiqve ?
çfarë po gjykojmë?
Për performancën që ka Nishani në detyrën e presidentit, besoj se shumica janë në një mendje, dhe unë nuk pres ndonjë ndikim prej tij, as për mirë, e as për keq (se i tillë është edhe pozicioni, në fakt); POR kujtojmë qe Nishani (presidenti) nuk është në shkelje të ligjeve si akuzohet Veliaj. Unë nuk them që Nishani do sillej më mirë se Veliaj, po të ishte në vend të tij (dhe nuk është nomale që të spekulloj), por një kryetar Bashkie që trajton institucionin e presidentit pa kurrfarë etike, vetëm se opinioni për një çështje i ndan, është akt shumë i dëmshëm, dhe po aq e dëmshme është që shumë bashkëqytetarë të mi zgjedhin fokus të gabuar për të parë këto ngjarje të ulta.
A shihni sjellje të dënueshme te Veliaj? Këtë pyetje shoh si të rëndësishme. Nishani nuk e rrezikon dot më shoqërinë tonë, ndërsa "kalorësi" i Ramës po, është rrezik i konsiderueshëm.
Nuk është shumë civile si sjellje zhurma akuzuese mbi dikë që nuk përbën problem, për të hequr fokusin e kritikës mbi dikë që mund të përbëjë (dhe po ndihet) shumë problem.
I nderuar TEKNIK !
I nderuar TEKNIK !
Jo pa qellim ju pyeta per luginen dhe lumin e Valbones. Prita nje pergjigje nga ju. Nuk e dhate nje te tille.
Se kush eshte ai, dihet mire.
Tjeter eshte liqeni, lodrat dhe Erion Veliaj, dhe tjeter eshte lugina dhe lumi i Valbones me Saliun brenda ne te.
Ju pyeta per Valbonen, dhe pse presidenti nuk u pozicionua kunder dhenies se hc dh prishjes se Valbones ?
Pra, si nga presidenti dhe nga ju, qendrojne dy standarte.
Nga ky qendrim me dy standarte, kutohet se edhe ju si presidenti, jeni tendencioze, kapricioze dhe krejtesisht te njeaneshem.
Prandaj edhe ju, si presidenti, nuk jeni te besushem, por qesharake.
Pershendetje.
Per kete teme, e nderuara
Per kete teme, e nderuara Ilva TARE, e paaritshme ne profesion, sot, ka botuar nje shkrim jashtezakonisht te bukur.
Meriton respekt per dinjitetin e profesionit te saje.
perse protestohet?
Aguridhet e pareshtura bejne mire te kuptojne qe Kryebashkiaku ka bere me shume se nje shkelje
- shkelje te ligjshmerise se procesit te ndertimit;
- shkelje te procesit te konsultimit (largqofte)
- mashtrime te njepasnjedhme ne procesin e shkeljeve.
Sipas logjikes aguridhe, meqenese dikush proteston, ai eshte kunder parqeve per femije. Po sipas aguridhizmit, meqenese Berishes nuk i ka hyre gjemb ne kembe per te paberat e tij, keta te tjeret nuk duhen kritikuar.
Nishani mbeti nje TEKNIK
Nishani mbeti nje TEKNIK ndertimi , ne sherbim te padronit te tije, Sali Berisha.
Sic duket, ketije TEKNIKU, i u thyen te dy kembet gjate punes ne sherbim te sb, dhe per kete aresye, duhet nderruar dhe vendosur nje TEKNIK tjeter, me te dyja kembet e sakta ne toke.
uaaa
O niku, po ti cpate atc?
Po kujt i plasi b**a per Nishanin a derebardhe, se nuk po di si tua them se sa qesharake po dukeni duke u marre me te. Nese mendoni se Nishani dhe Erioni jane te denje per njeri tjetrin, nuk kam kundershtim. Por gjuha dhe performanca e ketij karabushit qe pretendohet te jete kandidat serioz (i propozuar nga lart, kuptohet) per kryetar te forces me te madhe ne vend, duhet te na vere pak me shume ne mendime.
Mundohuni te shihni pak me larg se retorika per (mender) Nishanin. Mua si komentues anonim me falet trajtimi i tille per personazhet, se nuk merrem per shembull nga njeri, por ....
Add new comment