20 vjet në frigorifer?
Kishte diçka interesante tek ideja e z. Ilir Deda, respektivisht tek pikat e antarësimit të KS në OKB. Por, kishte "diçka" që ishte shqetësuese, për mendimin tim; Shqetësuese ishte "ideja e re" e lancuar me pompë se, " opozita apo/dhe VV të mos e përmend e të mos e prekë çështjen e madhe e të ngutshme të Bashkimit Kombëtar, së paku për nja 5 vjet,10 vjet apo 20 vjet."
Të nderuar lexues,
Çështja e Bashkimit Kombëtar nuk është temë partiake, s'është temë e organizatave humanitare, e shoqatave sportive e as program politik i partive politike; Bashkimi Kombëtar¨është rruga natyrore, e detyrushme, dhe e pashmangshme e të ekzistuarit tonë si komb i përparuar. Është pjesa e pashlyer e mentalitetit dhe i kodit tonë soc-kulturor.
BK nuk është mall me skadim afati e i ngurtë për t'u ushqyer, e "që dikush", ta futë këtë (mallë) në frigorifer për nja 20 vjet, e më pas, nëse "dikujt" i teket e i bie ndër mend, ta merr e ta nxjerrë jasht në publik për ta ngrënë; Kjo është e rrezikshme; Kjo është e pamundur; E paparë, e palexuar; kjo është kundërhistorike, të nderuar lexues...
Pse e them këtë e pse mendoj kështu?
Në aspektin social të mos lëvrosh ndjenjat kombëtare për "nja 20 vjet", kjo do të ishte edhe ndryshim i dhunshëm i identitetit kulturor dhe historik të shqiptarëvet.
Parë nga studimet e fushës së medias, nëse nuk e marrim si temë Bashkimin Kombëtar, "për nja 20 vjet", pasojat etno-kulturore do të ishin të pandreqshme. Ti do të tjetërsohesh; do të krijohet vakum historik, politik, social e etnografik me pjesën e ndarë të kombit tonë rreth e për rreth Kosovës.
A e keni pyetur veten se përse kemi aq shumë dallime politike e kulturore ne shqiptarët me njëri tjetrin? A ka humnerë kulturore e politike në mes "shqiptarëve të Kosovës" dhe "shqiptarëve të Maqedonisë?" A ka dallime të mëdha politike në mes të "Shqiptarëve të Shqipërisë" dha atyre "të Kosovës" e të "Malit të Zi"? A nuk ka keqkuptime kulturore në mes "shqiptarëve të luginës së Preshevës", "shqiptarëve të Maqedonisë" e "shqiptarëve të Kosovës?" Po të Çamërisë?
Po ka dallime dhe det mospajtimesh? Janë dallime të tmershme e të imponuara. Dhe këto dallime kulturore, historike, fetare dhe në të menduar janë pikërisht rezultat i sistemeve të ndryshme politike. Janë rezultat i politikave arsimore të ndara. Kjo sepse "dikush" ka vendosur që shqiptarët "të ndërtojnë" identitete e mentalitete të ndryshme e "të tjera" kundruall njërii-tjëtrit. Jemi duke u bërë copë e grimë, sepse dikush e futi në frigorifer "çështjen" e një identiteti të kombit shqiptar...
Kombet janë prodhim retorik, janë prodhim i simboleve, ikonave, historisë e arsimimit. Ti nuk lindë shqiptar. Ti bëhesh Ai!
Fjala, gjuha, çështja, komunikimi dhe fotografia krijon dhe brumos kombin. Pa gjuhën, pa abetaren, pa temat për ribashkim kombëtar do të jemi vetëm individë të zbrazët, të veçuar e të izoluar nga e përgjithshmja. A e keni menduar se përse nuk ka flamur kombëtar sot në Prishtinë? Pse po e kundërshtojnë flamurin kombëtar nëpër zyre e institucione? Ja përse: duan të të ndajnë psikologjikisht, të të izolonë e të prodhojnë diçka tjetër nga ty, e nga mua.
Shqiptarët nuk duhet lejuar të jenë aborigjinët dhe indianët e Europës...Po në OKB! Po idesë së z. Ilir Deda! Po si Kosovë e me simbolet e zorit, por gjithsesi edhe me kulturën dhe me identitetin shqiptar në publik; krimi dhe hajvanat politik në frigorifer!
Jo me identiet në frigorifer!!!
Add new comment