Nuk është vetëm Strazimiri që mbajti pa dorëzuar armën
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i kërkon Ilir Metës të mbledhë armët në kuvend, pasi janë shumë deputetë që ashtu si Strazimiri kanë mbajtur pa i dorëzuar armët siç parashikonte ligji i ri. Në një letër drejtur kreut të parlamentit, Tahiri thotë se deputetët nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë. “Dëshiroj gjithashtu t’Ju kujtoj se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që në bazë të dispozitave të Ligjit të ri Për Armët, nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë, kanë detyrimin që t’i dorëzojnë ato në organet e Policisë së Shtetit. Vazhdimi i mbajtjes së këtyre armëve nga ana e tyre është shkelje e këtij ligji dhe i dispozitave të Kodit Penal”-thuhet në letrën e Tahirit. Ministria ka kërkuar dorëzimin e armëve edhe nga kryebashkiakët, shumë prej të cilëve kanë nxituar dje në mesnatë të dorëzojnë armnët.
Comments
Po ai?
Po strazimiri e mbajti, e tregoi, e mori ne mes te turmes??
Add new comment