Avramopulos: Shqipëria e përgatitur për të pritur emigrantë
Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos deklaroi në Tiranë se ka një plan emergjence që Shqipëria të presë emigrantë. Në konferencën për shtyp me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri ai tha se nëse do ketë fluks emigrantësh Shqipëria do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Evropian.
"Dua t’ju them se Shqipëria nuk do të gjendet vetëm, nëse do presë migrantë. Deri tani nuk ka indicie që Shqipëria të ketë prekur nga flukse migrantësh, por duhet të jemi të pregatitur. Unë e kam mirëpritur planin e emergjencave, që ka gati Shqipëria. Megjithatë Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të ulur numrin e migrantëve të parregullt"-deklaroi komisioneri europian. Avramopulos tha se në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, duhet të bashkëpunohet më ngushtë kundër trafikimit të armëve dhe terrorizmit, veçanërisht kundër financimit të terrorizmit.
Add new comment