Aktori Bruno Shllaku merr teserën e PS-së: “E majta është një parti e dyerve të hapura”

Postuar në 16 Mars, 2016 17:26

Lajmi se aktori Bruno Shllaku u anëtarësua në Partinë Socialiste nuk kaloi pa u vënë re. Shllaku vjen nga një familje që siç thotë vetë në një intervistë për “tesheshi.com”, ka qenë e persekutuar deri në kockë. Por kjo nuk e ka ndalur aktorin që të marrë një teserë të PS-së, ndërkohë që shpreh konsideratën maksimale për Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.  Më poshtë dy përgjigje nga intervista e plotë, e cila mund të lexohet këtu: http://tesheshi.com/bruno-shllaku-nuk-jam-majte-por-ja-pse-anetaresova-ne-ps/.

Cila është vetëdija juaj politike dhe pse u përfshitë në PS ?

 Me PS më lidhin shumë ideale. Nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës. Vij nga një familje e persekutuar në kockë. Xhaxhai im, helenisti i madh dhe përkthyesi i mrekullueshëm Gjon Shllaku, mban autorësinë e traktit të parë antiparti në vitin 1946; dhe unë jam krenar për këtë. U dënua me pushkatim, iu kthye në 101 vjet dhe bëri 16 vjet. Unë si origjinë politike nuk jam i majtë, por e majta është një parti e dyerve të hapura ku shpeshherë e gjen edhe pa çelës, hyn në të, mund të rrëfehesh, mund të të ndihmojë, mund të konsultohesh dhe gjithmonë gjen një zgjidhje.

Cili është mendimi juaj për Edi Ramën si lider i PS ?

Absolutisht kam mendim suprem, pa ekuivok. Është njeriu më i përshtatshëm për të bërë operacionet e dhimshme pa narkozë që po bëhen në Shqipëri. Edhe unë jam i prekur nga reformat si çdo shqiptar, dikush më pak e dikush më shumë; por në rast se ne duam të heqim nga leksikologjia jonë shprehje të tilla si “ne jemi të nëmur nga Zoti”, “nuk bëhemi kurrë shtet”, ”shqiptarëve i vjen e keqja nga vetë shqiptarët” etj., duhet që ne vetë të bëjmë durim dhe të akomodohemi njerëzisht në familjen e madhe europiane për të cilën kemi nevojë.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Gjynah priti te behet legen ne pleqeri!
Pastaj nga doli i persekutuar ky kur babai aktor/regjizor themelues i teatrit te Elbasanit, vellai gjuhetar antigjuhe letrare dhe vete aktor i diplomuar ne kohen e "kurvit" kur thote Edison Ypi?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.