Dy propozime të rëndësishme të Blushit
Deputeti socialist Ben Blushi i kërkon Kongresit të Partisë Socialiste të miratojë një platformë me 8 pika, të cilat ai thotë se shërbejnë si reformë për të modernizuar funksionimin e saj. Ndër to, dy janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për PS-në, por edhe për vendin.
1 - Kufizimi i mandateve
Shkruan Blushi: “Në Statutin e Partisë Socialiste, Kryetari i Partisë dhe Kryetarët e Partisë së bashkive nuk kanë mandat të kufizuar. Në përgjithësi, praktikat me moderne të partive evropiane kanë nisur t’i kufizojnë mandatet për të zgjedhurit, veçanërisht për ata që kanë mandate ekzekutive.”
Në fakt, një traditë e tillë nuk është moderne – e ka filluar Xhorxh Uashingtoni rreth 250 vjet më parë. Ai u zgjodh dy herë rrjesht president i SHBA-së (dy herë nga 4 vjet), dhe për herë të tretë, nuk i doli kundërshtar përballë, për shkak të popullaritetit të tij të jashtëzakonshëm. Dhe ç’bëri Ushingtoni? Nuk kandidoi fare për herë të tretë, duke u kthyer tërësisht në jetën e tij private dhe pa ndëryrë më as edhe një gram në jetën politike -- megjithë popullaritetin e jashtëzakonshëm që gëzonte. Për 140 vjet, ky precedent i krijuar nga Uashingtoni nuk u thye, pavarsisht se kushtetuta amerikane nuk e ndalonte kandidimin e një personi për herë të tretë për postin më të lartë ekzekutiv. (Pasi Ruzvelti e they këtë precedent në Luftën e Dytë Botërore, u sanksionua në kushtetutën amerikane që një president nuk mund të qeveriste për më shumë se dy mandate.)
Ka rdhur koha që, 250 vjet pas këtij akti të Uashingtonit në Amerikë, të bëhet diçka e ngjashme edhe në Shqipëri. Përndryshe, Edi Rama mund të vazhdojë përvojën e Berishës, i cili synon të bëhet i pari i vendit për të tretën herë në 30 vjet (pavarsisht se nga cila zyrë e synon këtë gjë – nga SHQUP-i apo nga ABA Center).
2 - Primaret
Shkruan Blushi: “Primaret janë zgjedhje brenda partisë, të cilat zhvillohen përpara zgjedhjeve parlamentare apo lokale. Primaret janë një praktikë pothuajse rutinë, e detyrueshme dhe e konsoliduar, që zhvillohen brenda një partie apo koalicioni. Partitë moderne, në Europë dhe në SHBA, organizojnë primare, pra zgjedhje paraprake, për të përcaktuar kandidatin e tyre për president, kryeministër, apo kryetarë të bashkive. Primaret i japin mundësi antarësisë të shprehet se cilin nga kandidatët mbështet me votë të lirë dhe të fshehtë, duke shmangur të drejtën e përcaktimit të kandidatëve nga një njeri apo një forum i kufizuar partiak.”
Futja e primareve (zgjedhjeve paraprake) në Shqipëri nuk është aq e thjeshtë sa kufizimi i mandateve, por sidoqoftë është një fillim që duhet provuar. Sado probleme mund të krijohen brenda partisë nga gara e brendshme mes kandidatëve, në afat të gjatë, garat demokratike për kandidatët ekzekutivë, nga më të lartët tek më të ultët, do të prodhojë kandidatë më cilësorë. Historia e demokraciësë ka provuar se vota e njerzve të thjeshtë mund të gabojë ndonjëherë, por në afatgjatë, ajo është me e mençur se mençuria e njerzve “të përndritur” në krye të partive. Kujtoni përvojën e Enverit dhe Saliut në Shqipëri ose të Hitlerit dhe Duçes në Europë…
Comments
Zoti Zaloshnja !
Zoti Zaloshnja !
Blushi, i frymezuar nga shkrimet dhe filmat fantastiko-shkencore, kujton se edhe puna e partise, zhvillohet mbi te njejten llogjike, si puna e heronjve te librave ku autor eshte ai vete.
Zoti Blushi, nuk arrin te ndaje, realen nga irrealja, te tashmen qe shkon gjithmone, dhe te ardhmen qe nuk vjen kurre.
Kujton se jeta zhvillohet sikur te jete nje roman, me autor ate vete, gjyshin Dhimo, apo te jatin Kico.
Duke qene se jeton ne kete aureole fantazmogorie, e nderthurur kjo, me ambicien e nje kariere te munguar nga dobesite e spikatura ne karakterin e tije, pa nje linje konseguente e te percaktuar te qendrimeve te veta, te cilat kane sjelle qe te jete njeri i pabesueshem, si ne parti, ashtu edhe ne popull dhe ne shoqeri ne pergjithesi.
Ne keto rrethana, zoti Zaloshnja, mendoj qe, sa do qe ju te perpiqeni te propagandoni Blushin, ju garantoj se krijoni nje reaksion negativ ne opinionin publik, duke ndikuar negativisht akoma edhe me shume ne kurriz te tije.
Per kete, po deshe, bej nje sondazh, por ama, jo vetem ne Tirane, ne te gjithe teritorin.
Po u be sondazhi, te Pallati Kultures dhe tek dera e Parlamentit, do te dalin rezultate jo reale.
Tung.
Le te mos flasim keq per
Le te mos flasim keq per enderrimtaret fantazmagorike epse jane ata qe kane nxjerre njerezimin dhe cdo komb nga balta gjate gjithe historise. Sepse keta "te marre" qe kane iluzione dhe fantazi se mund te ndryshojne te perditeshmen e realipolitik-es, jane te vetmit qe do te kene eventualisht mundesite te vene ne praktike endrrat e tyre te largeta.
Realpolitik-a jone behet nga barinj te rendomte si Berisha apo deludente mentale si Rama. Nje komb i paarsimuar, kulturalisht i mberthyer ne Orient pjese e te cilit ishte deri para nje shekulli (qe nuk eshte gje fare ne historine e kombeve), ku hajdutlleku dhe bakshishet jane pjese e te perditshmes, e ka kollaj te nxjerre dhe te perfaqesohet nga te tille njerez si zz Berisha, Nano apo Rama.
Nese z. Blushi eshte vertete enderrimtar fantazmagorik (dhe jo batakciu i rradhes sic do ta akuzonte ndonje cinik qe ka humbur shpresen), ai do ta kishte hak te drejtonte Shqiperine dhe mbase punet do te shkonin per mbare. Perndryshe? Status quo, ku kllounet tane pa shkolle e pa tru, dalin ne TV dhe behen shembuj per brezat e ardhshem.
O Albatros, O shqiptar tipik
O Albatros, nuk ia vlen te flase Blushi per ty! Se ti duket qe e ke bythen rehat ne llumin dhe injorancen qe shoqeron dhe po gjeneron vete rama i ndritur! Nuk ia vlen asfare te merren me ty as edhe te tjeret!! Por meqe je perfitues i demokracise dixhitale, meqe mendon dhe nuk ia perton ta shprehesh neper website duke mbrojtur te "keqen" dhe statu-quon-ne ne emer te se "pamundures," apo duke u perpjekur te vdesesh te munduren ende pa lindur ajo, te duhet dhene nje pergjigje!!! Sigurisht, te ligjve si puna jote mos prit qe te merren me dhe te shohin vleren e propozimeve; se tru dhe disponim nuk kane per nje gje te tille! disponimi yt eshte te merresh me mesazherin; ti besh lajka Rames, Metes, Berishes, kjut ti vijhe per mbare asaj mendjes tende, ne vend qe te perpiqesh te shohesh nese vlen apo jo edhe per ty ai hap, sado qofte i vockel, qe propozon Blushi!!! Shqiperia e hajvaneve nuk paska te sosur!!! keshtu paska qene, keshtu eshte, e keshtu do te mbese!!!!
Mendimet e FILLESTARIT,
Mendimet e FILLESTARIT, pavaresisht se jane teresisht ne te kunderten time, me pelqejne, mbasi ketu, ne shprehemi ashtu si e mendojme, brenda etikes dhe edukates, dhe kjo gje, e ben me te larmishme dhe me te kendeshme, biseden tone elektronike, ku njohja fizike, eshte e pa rendesishme.
Ndersa cinizmit jashte etike, morale, dhe edukate, nuk marr mundimin t'i pergjigjem. Nuk kam kohe per t'u marre me specie te gjalla qe jane drejte zhdukjes. Gjithsesi, i uroj shendet, mbaresi e miresi, dhe e keqja i ardhte nga te tjere e jo nga une.
Kerkoj ndjese, paragrafi i
Kerkoj ndjese, paragrafi i dyte, eshte per ANONYMUSIN, jo per FILLESTATIN.
Pati nje shkeputje korenti, dhe keshtu nuk e kapa difektin.
O Zalo djali, me primare ai
O Zalo djali, me primare ai padroni yt Lali Eri as 10% nuk merrte si kandidat i Bashkise se Tiranes. Prandaj me mire mos e hap kete teme.
po padroni yt kush eshte o
po padroni yt kush eshte o lali albi?
Puna ime eshte padroni im o
Puna ime eshte padroni im o krosi, nuk i jam ngjit by...es se kryetarit qe te kap ndonje post
Add new comment