Një urë prej xhami në Kinë – jo të gjithë e kalojnë...
Kina di të tërheqë turistë edhe në rajone që rrallë vizitohen. “Ura e trimave”, siç quhet ura prej xhami në parkun kombëtar të Shiniuzhai.
Ura është 300 me gjatë dhe 180 m e lartë, një sfidë guximi për shumëkënd. Ajo është llogaritur të përballojë erërat, tërmetet dhe peshën e 800 vizitorëve. Një urë e ngjashme është ndërtuar edhe në Tajvan, ndërkohë që Kina parashikon ndërtimin e një tjetre në provincën Hunan. Në urën ekzistuese ndodhi një incident në muajin tetor, kur një pjesë e xhamit u plasarit. Por inxhinierët thonë se janë marrë masa ekstra sigurie dhe se asgjë nuk kërcënon sigurinë e turistëve.
Add new comment