21 Janari që Edi Rama zbuloi falë gazetarit me talent të spikatur, Artan Hoxha
21 Janari kaloi me një tjetër përbetim publik të ish-liderit të opozitës, sot kryeministër se një ditë drejtësia do të bëjë drejtësi. Shpresojmë të ndodhë kështu sepse opinioni publik duhet të dijë se kush urdhëroi vrasjet e 21 Janarit ashtu siç duhet të dijë dhe përgjegjësinë e ish-opozitës dhe drejtuesve të saj për ngjarjet tragjike të 5 viteve më parë. Këtë duam të besojmë kur Edi Rama thotë se një ditë drejtësia do të bëjë drejtësi. Deri më tashmë kemi vetëm një dëshmi publike të cilës Edi Rama i është referuar në 21 Janar në mbrëmje, pas publikimit të videove ku tregohet vrasja e Ziver Veizit dhe Aleks Nikës; një dëshmi falë talentit të spikatur (sipas tij) të gazetarit Artan Hoxha për të faktuar me figurë se në drejtim të protestuesve u qëllua nga dritaret e kryeministrisë. Falë tij, sipas ish-kryetarit të opozitës u zbardhën vrasjet shtetërore të 21 Janarit. Ekspertiza e gazetarit në fjalë është edhe sot alibia e një krimi që sipas tij dhe mazhorancës së sotme ka vetëm një autor, Sali Berishën. Edhe Top Channel në emisionin kushtuar 21 Janarit falë talentit të spikatur të moderatorit Sokol Balla përmendi se ishte gazetari Hoxha që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve duke kthyer situatën në favor të opozitës.
Nëse Edi Rama vazhdon të konsiderojë këtë çështje aq sa ka pretenduar Artan Hoxha 5 vite më parë, atëherë standardi duhet ruajtur edhe në trajtimin e çështjeve që kanë patur ekspertizën e këtij gazetari me talent të spikatur në ngjarjet e fundit, si komploti për vrasjen e Tom Doshit nga Ilir Meta apo urdhërimin e Kastriot Ismailajt për të furnizuar me para Ilir Metën.
Add new comment