Kinezët prezantojnë dronin e parë me pasagjer. 100km/orë në 300-500 m lartësi
Një kompani kineze deklaron se ka realizuar dronin e parë të aftë të mbajë një njeri brenda. Droni ngrihet në lartësi maksimale 3 500 m dhe fluturon normalisht në lartësi 300-500 m me shpejtësi deri në 100 km/orë. Emri i prototipit është Ehang 184 dhe është realizuar nga kompania kineze Ehang Inc. Ajo e ekspozoi prototipin në Las Vegas duke bërë të ditur se shpreson të shesë modelin për një shumë prej 200 mijë-300 mijë dollarë copa. Ai vihet në lëvizje me energji elektrike që karikohet në dy orë dhe mund të fluturojë për 23 minuta. Problemi më serioz që ka tanimë kompania kineze është përpilimi i bazës ligjore që do të rregullojë përdorimin e mjeteve të tilla.
Add new comment