PD: Iliri mbetet kampion i tenderave
Ministri i Shëndetësisë mund të rezultojë në fund të këtij mandati qeverisës shqiptari më i fashmë me emrin Ilir. Kjo pasi nuk ka muaj që emri i Ilir Beqjas të mos lakohet për tendera dhe prokurime, që variojanë nga qindra milionë euro në disa miliona euro. Nëse në Ministrinë që drejton tenderat edhe mund të jenë urdhër i kryeministrit apo presion i ndonjë funskionari të moçëm të Partisë Socialiste, ndaj të cilit Beqja nuk ka çfarë të bëjë, në tenderat e It-së, ai operon direkt. Të paktën kështu rezulton nga ajo që deklaroi sot Partia Demokratike, e cila përmes Ina Zhupës, anëtare e Këshillit Kombëtar, ka përmednur disa tendera të rinj. “Siç tregon buletini i prokurimeve, Ilir Beqaj me firmën e tij “Intech Plus”, ka marrë tendera të tjerë me vlerë 1 miliardë e 640 milionë lekë. Në një prej tenderave në Ministrinë e Jashtme, me 320 milionë lekë, kompania e Beqajt ka qenë ofertuesja e vetme dhe ka marrë qindarkë më qindarkë gjithë fondin limit të vënë në dispozicion.
Lista vazhdon me Vilma Nushin dhe firmën e saj “Trimed”, që në këto dy javë ka marrë 710 milionë lekë nga Beqaj dhe nga spitalet e vendit. Godet sërish Sadri Abazi, me firmën që me letra e ka nipi i tij, duke futur në dorë 1 miliard e 830 milionë lekë në tendera të ndryshëm nga rrugët tek KESH-i.
“Omega Farma”, pronari i së cilës është në arrest dhe nën hetim për korrupsion, vazhdon të marrë para nga Ilir Beqaj. Ministri i Ramës kërkon të blejë heshtjen e shefit të “Omega Farmës”, pasi njihet përfshirja e tij në skemën e recetave fiktive. 1 miliard e 279 milionë lekë për Nadirin e Beqajt. Ndërtuesi i Ramës, Papuli ka marrë edhe ai një pako këto dy javë, me shërbim e shitje makine, 80 milionë lekë”, tha Zhupa.
Add new comment