Putin flet hapur, Turqia në biznes nafte me ISIS
Rusia ka hedhur një tjetër hap në luftën diplomatike me Turqinë dhe Bashkimin Evropian paralelisht me operacionet luftarake në zonën ku u rrëzua avioni rus nga ushtria turke.Për Moskën, arsyeja e rrëzimit të avionit ushtarak rus lidhet me tregtinë e naftës që Turqia bën Shtetin Islamik. “Ne kemi të gjithë arsyet për të besuar se vendimi për të goditur avionin ushtarak rus është diktuar nga dëshira për të garantuar sigurinë e rrugëve të furnizimit me naftë në territorin turk”- ka theksuar Putin.
Nga ana tjetër presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan i kërkon Moskës të paraqesë fakte për akuzën e saj. “Nëse pretendohet dicka, kjo duhet të provohet. Duhet ti vendosni dokumentet mbi tryezë, nëse keni ndonjë” citohet të ketë deklaruar presidenti turk.
Erdogan u zotua se do të japë dorëheqjen nëse akuzat se Turqia blen naftën e shitur nga Shteti Islamik rezultojnë të vërteta, por të njëjtën gjë, duhet të bëjë edhe presidenti rus, Putin. Për Moskën, avioni ushtarak Su-24 nuk ka shkelur hapsirën ajrore të Turqisë, për autoritetet turke kjo ka ndodhur, madje edhe Departamenti amerikan i Shtetit- të hënën- mbëhshteti variantin e Ankarasë. Rusia ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Turqisë, heqjen e rregjimit pa viza dhe kufizime të importeve të ushqimeve turke.
Add new comment