Mesazh i xhihadistëve për Edi Ramën dhe një luftë me ndihmën e ISIS për pavarësinë e Shqipërisë
Në gjyqin e 9 të pandehurve për terrorizëm u artikuluan akuza të ashpra ndaj shtetit dhe Komunitetit Mysliman që sipas tyre po bashkëpunojnë për të përçarë muyslimanët.I pandehuri Fadil Myslimani deklaroi se Shqipëria nuk është e pavarur dhe se vetëm ISIS mund ta çlirojë Shqipërinë. “ I them piktorit që të mos ngatërrohet me ISIS sepse ju e vodhët popullin, ndërsa drejtuesit e ISIS nuk ia marrin paratë popullit”-mësohet të ketë deklaruar Myslimani në sallën e gjyqit.
Imami Genci Balla akuzon shtetin se ka marrë peng fenë islame dhe se drejtuesit e Komunitetit Mysliman janë të zgjedhur nga shteti dhe kanë për qëllim të përçajnë myslimanët. I pandehuri Genti Pashja grisi në mënyrë demonstrative një vendim gjykate duke akuzuar prokurorinë dhe gjykatën për një process të montuar. U largua nga Salla duke thënë se ata do të fitojnë dhe se nuk i tremben as burgut, as litarit dhe as vdekjes.
Add new comment