Rënie rekord e çmimit të arit

Postuar në 29 Nëntor, 2015 12:32

Për të gjashtën javë radhazi çmimi i arit pësoi rënie duke arritur nivelin më të ulët historik të 5 viteve. Çmimi i arit këtë fundjavë u llogarit në 1056 dollarë për onz, duke shënuar një rënie me 13 për qind në krahasim me muajin Janar.
Analistët parashikojnë ulje të mëtejshme të çmimit të arit pasi tendencat e ekonomisë botërore e bëjnë metalin e çmuar më pak tërheqës si investim. Shqetësimi për mundësinë e zbutjes së politikave shtrënguese në Evropë bëri që paraja të orientohet drejt bonove të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Investitorët ndërkombëtarë që synojnë të kenë para kesh në dispozicion përballë zhvillimeve të mundshme nisën të shesin arin që zotërojnë. Ata po kërkojnë të fitojnë nga këmbimet, dhe ulja e shqetësimeve rreth inflacionit në Shtetet e Bashkuara. Ari blihet zakonisht si një masë mbrojtëse ndaj inflacionit dhe pasurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.