Parkingjet me pagesë, Tirana me tarifat më të larta në rajon (tabela sipas zonave)
Këshilli Bashkiak I Tiranës miratoi të mërkurën ndarjen e zonave të kryeqytetit për parkimet me pagesë. Do të jenë 71 rrugë në Tiranë për të cilat qytetarët do të duhet të paguajnë për të parkuar automjetin e tyre. Tarifat variojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë ora. Në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë ora.
Parkimi me pagesë do të jetë nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit, Bashkia e Tiranës ka parashikuar që rreth 60% e parkimit të jetë me pagesë ndërsa 40% do të jetë pa lekë, ku do të shfrytëzohet nga banorët autoktonë, invalidët dhe pjesa tjetër e qytetarëve.
Por tarifat e përcaktuara nga Bashkia më e madhe në vend janë disi më të larta se ato që zbatojnë të paktën vendet e rajonit.
Kështu në kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi ka katër zona ( A,B,C,D) parkimi nga tre që janë miratuar për Tiranën. Parkimi në Shkup për një orë në zonën e parë ( atë më të populluar) kushton 45 denarë ( 0.38 euro) ose rreth 50 lekë ( këmbimi me kursin e datës së sotme sipas BSH-së 138.5 lekë).
Në, kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë parkimi për një orë kushton nga 0.5 cent në 1.2 euro dhe po kaq edhe në qytetin bregdetar Budva ose e shprehur në monedhën shqiptare nga rreth 70 lekë në rreth 166 lekë.
Nëse i referohemi fqinjit jugor Greqisë, në Athinë parkimi i automjeteve për një kushton 1 euro ( 0.5 cent 30 minuta), ndërsa në Romë kjo tarifë llogaritet nga 1-5 euro, por koha është e pakufizuar. Në zonat e banuara tarifa është edhe më e ulët pasi për 12 orë parkim mund të paguhet vetëm 2 euro dhe 3 euro për 16 orë.
Monitor
Add new comment